• |
ide | kryesore

Bombardimet ruse në maternitet/ Zelensky: Krim lufte, kishte edhe fëmijë mes viktimave

-Instant, Lajme, Planet



E gjithë bota reagoi e tronditur për sulmin kundër një maternitetit në Mariupol, qytet në jug të Ukrainës ku ishte në fuqi armëpushimi për evakuimin e civilëve. Ekipet e shpëtimit janë në garë më kohën për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat e godinës që mori një goditje të drejtpërdrejtë nga raketor ruse në atë që presidenti Volodymyr Zelensky i cilësoi një krim lufte, provën e fundit të gjenocidit kundër ukrainasve.

“Europianë, ukrainas, banorë te Mariupolit. Sot është dita që përcakton gjithçka, përcakton se në cilën anë jeni. Bombat ranë në një spital dhe një maternitet në Mariupol. Spital fëmijësh. Me çfarë e kishin kërcënuar ata Federatën Ruse, në ç’mënyrë. Çfarë lloj vendi është ky që ka frikë nga spitalet dhe maternitetet dhe i shkatërron ato. Kjo është provë e gjenocidit ndaj popullit ukrainas”, tha Zelensky

Foto rrëqethëse tregojnë pacientët e plagosur dhe infermieret teksa evakuohen nga spitali i shkatërruar, ndërsa gra shtatzëna u zhvendosën me barela në oborrin e mbuluar nga rrënojat. Të paktën 17 persona përfshirë gra shtatzëna u plagosën në sulm. Deri më tani raportohet se 3 persona kanë humbur jetën, por autoritetet druhen se persona mund të jenë bllokuar nën rrënoja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *