• |
ide | kryesore

U bë simboli i maternitetit të Mariupolit, Marianna i del në mbrojtje Putinit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Putinit



Në Ukrainë, po shkakton reagime mbështetja e hapur që po i bën Vladimir Putinit, Marianna, gruaja shtatzënë që u bë simboli i spitalit të bombarduar të fëmijëve në Mariupol. Vajza, e cila jeton mes Donetskut dhe Moskës nuk e kishte fshehur kurrë më herët orientimin e saj pro-rus, por tashmë emri i saj në listën e nënshkrimeve për të mbështetur kandidaturën e presidentit rus në zgjedhjet presidenciale të 2024 i ka habitur të gjithë.

“Gjeta kohë të shkoj në pikën e grumbullimit të firmave për të mbështetur Vladimir Vladimirovich Putin si kandidat për presidencën e Rusisë. Për mua një zgjedhje e tillë është e qartë. Nuk shoh asnjë arsye për të ndryshuar asgjë. Tani, pavarësisht nga sanksionet dhe të gjitha problemet, Rusia po zhvillohet në mënyrë dinamike. Ajo po mbron qytetarët e saj dhe po punon për ta bërë të nesërmen më të mirë se dje.

Ukraine blogger video fuels false info on Mariupol bombing | AP News

Nuk mund të mohohet se është e lidhur me personalitetin e një personi specifik, nën drejtimin e përgjithshëm të të cilit merren vendimet e duhura siç e shohim edhe nga rezultatet. Dhe sa vendime të tjera të ngjashme janë marrë në vitet e kaluara. Kjo është arsyeja pse unë, si shumë qytetarë të tjerë, mbështes Vladimir Vladimirovich!”, – ka shkruar vajza në Instagram si një mbishkrim shoqërues të një fotoje në të cilën është përjetësuar teksa firmoste në mbështetje të kandidaturës së Putinit.

Pregnant woman injured in Mariupol hospital strike featured in pro-Russia  propaganda

Postimi i vajzës ka ngjallur urrejtje tek ndjekësit e saj. “Putini për pak sa nuk të vrau djalin dhe ti i vendose një firmë”; “Të gjithë u shqetësuan për të kur panë ato të shtëna dhe ajo doli të ishte një krimb, në shitje”; “Epo, çfarë të them, je shitur”, “Ti më neverit, turp të kesh” – janë disa nga shumë komentet.

Më 9 mars 2022, një bombë goditi repartin e maternitetit të një spitali në Mariupol. Fotoja e Marianna, një blogere e re në muajin e 9-të shtatzënë, me plagë në fytyrë, pas shpërthimeve, bëri xhiron e botës. Por Moska kishte folur për një falsifikim. Në atë kohë rusët pretenduan se vajza ishte “një aktore e vendosur atje” për propagandë anti-Kremlin. Më pas, Marianna u tha gazetave ruse se spitali ishte i pushtuar nga regjimenti ukrainas Azov që përdorte gratë që po lindnin si mburoja njerëzore. ©LAPSI.al

Ukrainian Influencer in Maternity Ward Attack Gives Birth



7 Comments

      1. Po pse qenka punë për ty o kafshe samari?
        Ke ndonjë koment për shkrimin? Jo? Atëherë hajde ma thith pak edvinin !

  1. Paska edhe keshtu,ne lufte cfare nuk ndodh.Mbase, kjo grua ka te drejte se e ka jetuar.,Ne, degjojme per Putinin, sigurisht per keq, por e perseris, qe ka dhe keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *