• |
ide | kryesore

Podolski pa limite: ende futbollist, do të drejtojë festivalin më të rëndësishëm muzikor në Gjermani

-Instant, Sport
Podolski



Lukas Podolski nuk ka pushuar ende së luajturi (që nga vera e vitit 2021 ka veshur fanellën e Gornik Zabrzes) dhe tashmë e ka zgjeruar rrjetin e tij të biznesit pa masë. Sulmuesi 38-vjeçar megjithatë di ende të shënojë. Polaku, i natyralizuar gjerman, në karrierën e tij ka veshur fanellat e rëndësishme të Bayern Munich, Koln, Arsenal, Inter dhe Galatasaray. Në sezonin e tij të fundit te Gornik Zabrze, në kampionatin elitar polak (Ekstraklasa) ai shënoi 6 gola dhe 9 asist në 29 ndeshje në total. Kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 (49 gola në 120 paraqitje ndërkombëtare), Podolski ndër vite ka vendosur të diversifikojë aktivitetet e tij jashtë fushës.

E kështu, pasi inauguroi një dyqan akulloresh (Ice Cream United) dhe një restorant qebapësh (Mangal Döner) në Këln (qyteti ku hodhi hapat e tij të parë si futbollist), “Poldi” do të drejtojë edicionin e vitit 2023 të Festivalit Glücksgefühle. Ai në Hockenheimring është festivali më i famshëm muzikor në Gjermani, që do të mbahet në qytetin e famshëm për cirkuitin e tij të Formula 1.

FJALËT E PODOLSKI

Këto janë fjalët e Podolski të raportuara nga Bild: “Vitet dhe muajt e fundit kanë qenë të vështirë. Për këtë arsye ne duam të ofrojmë një moment të vogël gëzimi dhe qetësie. Duam të shohim shumë buzëqeshje dhe fytyra të lumtura këtu në Hockenheimring”.

Kështu, takimi në Festivalin Glücksgefühle, ku do të priten rreth 100,000 njerëz midis 14 dhe 17 shtatorit. Një event i madh dhe sigurisht i suksesshëm, ku do të marrin pjesë artistë të njohur, si DJ-të gjermanë Felix Jaehn dhe Robin Schulz. Gjatë festivalit do të organizohen turne futbolli, karusele, një rrotë panoramike dhe një pistë karting. Hapja dhe drejtimi i lojërave do t’i besohet 38 vjecarit Lukas Podolski.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *