• |
ide | kryesore

Tentoi të dilte me 21 mijë euro të padeklaruara, kapet 40-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një shumë parash është sekuestruar në doganën e Kapshticës pasi nuk ishin deklaruar nga poseduesi i tyre. 40-vjeçari i identifikuar me iniciale F.D. po largohej nga Shqipëria dhe automjeti i tij tip “Opel” kaloi në kontroll të imtësishëm në doganë. Në çantën e dorës, 40-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 21.900 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Ndaj dhe ndaj tij ka nisur procedim penal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *