• |
ide | kryesore

Merr fund beteja gjyqësore e Kesha dhe producentit

Paparazzi, Slider



Kesha dhe Dr. Luke i kanë dhënë fund betejës së tyre gjyqësore.
Këngëtarja e “Die Young” dhe producenti i famshëm muzikor njoftuan përmes një deklarate të përbashkët të shpërndarë të enjten se kanë zgjidhur çështjen e tij për shpifje kundër saj. “Vetëm Zoti e di se çfarë ndodhi atë natë siç kam thënë gjithmonë,” tha Kesha nga ana e saj. “Nuk mund të tregoj gjithçka që ka ndodhur.” Ajo shpjegoi se “po pret me padurim të mbyllë  këtë kapitull të jetës sime dhe të fillojë një të ri”.“Unë nuk u uroj asgjë përveç paqes të gjitha palëve të përfshira”.
Dr. Luke, nga ana tjetër, u shpreh i pafajshëm në deklaratën e tij.“Ndërsa e vlerësoj sërish Kesha duke pranuar se ajo nuk mund të rrëfejë atë që ndodhi atë natë në 2005, jam absolutisht i sigurt se asgjë nuk ka ndodhur,” tha ai. “Unë kurrë nuk e kam dr0guar apo sulmuar atë dhe kurrë nuk do t’ia bëja këtë askujt. Për hir të familjes sime, kam luftuar fuqishëm për të pastruar emrin tim për gati 10 vjet.” Dr. Luke përfundoi: “Është koha që unë ta lë pas vetes këtë çështje të vështirë dhe të vazhdoj me jetën time. I uroj Keshas mirë.”
Marrëveshja vjen vetëm disa javë përpara se çështja të ishte planifikuar të shkonte në gjyq. Në vitin 2014, Kesha ngriti një padi, duke e akuzuar kantautorin për dr0gë dhe përdh*nim pas një feste në 2005. Këngëtarja e “Tik Tok” pohoi se Dr. Luke – emri i plotë i të cilit është Lukasz Gottwald – ka abuz*ar seksualisht, fizikisht dhe verbalisht gjatë periudhës dhjetëvjeçare që ata punonin së bashku dhe se sjellja e tij e çoi në çrregullime të të ngrënit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *