• |
ide | kryesore

Moti bën kthesën e papritur në fundjavë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Moti gjatë gushtit, çfarë ndodh pas datës 7



Teksa prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ‘përvëluese’ fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë dhe ditën e diel moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore. Hera-herës rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht Ditën e Diel. Valëzimi në dete do te jetë I forcës 1-2ballë. Të shtunën dhe të dielën do të kemi një rënie temperaturash, ku e shtuna maksimale do të jetë 33 gradë kur të dielën termometri deri në 31 gradë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *