• |
ide | kryesore

Prej ditësh në kërkim, gjendet pa jetë 75-vjeçari në Delvinë

Lajme, Të fundit
E zuri poshtë masivi i dheut, vdes shoferi i eskavatorit në Shkodër



Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga dy barinj në fshatin Vergo të Delvinës. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të familjarëve të tij. Nga kqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Sarandës. Aty pritet përgjigjia e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policise:

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zonës, është gjetur i pajetë, shtetasi V. I., 75 vjeç, banues në Sarandë. 75-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023. Nga veprimet e para dhe kqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *