• |
ide | kryesore

Putin për tradhtinë e Wagner: Thikë pas shpine popullit rus

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
Putin për tradhtinë e Wagner: Thikë pas shpine popullit rus



Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar të shtunën se do t’i ndëshkojë kryengritësit, pasi grupi mercenar Wagner, ka thënë se do ta rrëzojë udhëheqësinë e ushtrisë ruse.

Në fjalimin e mbajtur ai kërkoi konsolidimin e të gjitha forcave dhe tha se veprimet ishin tradhti dhe “një thikë në shpinë ndaj popullit rus”, pas deklaratave të fundit të shefit të Wagnerit Yevgeny Prigozhin.

Pa e përmendur emrin e Prigozhinit, Putin është zotuar për t’i ndëshkuar ata që janë mbrapa rebelimit.

Ai e ka pranuar se situata në Rostov-on-Don – qytet ku janë stacionuar pjesëtarë të Wagnerit – është e vështirë. Wagner ka pretenduar se e kontrollon këtë qytet rus afër kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda.

Në orët e vona të së premtes, Rusia e ka rritur sigurinë në të gjitha aspektet: e ka kufizuar internetin dhe tanket ushtarake janë parë nëpër rrugët e Moskës.

Prigozhin e ka akuzuar ushtrinë se ka nisur sulme vdekjeprurëse ndaj forcave të tij në Ukrainë – ku trupat e Wagnerit luftojnë përkrah ushtrisë ruse. Moska ka hedhur poshtë diçka të tillë.



1 Comment

  1. ça karin e keni këtë propagandë idiote Enveriste? vërtet mendoni se njerëzit janë kaq të trashë 2023 sa të hanë propagandën mediokre të stilit 1960?
    Ja hongshi karin Putinit se po ju qin nbyth tek pull të gjithë globalistet e fekalet e perëndimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *