• |
ide | kryesore

Putin u jep një shans mercenarëve të Wagner, amnisti nëse dorëzohen

Lajme, Planet
Putin: Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi



Autoritetet ruse deklarojnë se u kanë ofruar rebelëve të Wagner-it një amnisti nëse ata dorëzohen. Raportohet se luftëtarëve u është premtuar një amnisti nëse ata hedhin armët, por ata duhet të veprojnë shpejt. Amnisti u ofrohet edhe atyre që eliminojnë fizikisht Prigozhinin.

“Luftëtarët e Wagnerit ende mund të dorëzojnë armët dhe të shmangin ndëshkimin duke pasur parasysh arritjet e tyre gjatë operacionit special ushtarak, por ata duhet ta bëjnë atë shpejt,” ka thënë ligjvënësi Pavel Krasheninnikov.

Presidenca turke ndërkohë konfirmoi se presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, foli me telefon me Vladimir Putin të shtunën dhe i kërkoi atij që të vepronte me sens të përbashkët. Ai tha se të dy diskutuan zhvillimet e fundit në Rusi dhe Erdogan i tha Putinit se Turqia ishte e gatshme të bënte pjesën e saj për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje paqësore të situatës



3 Comments

  1. NESE PUTINI I DORZOHET ZOTIT VET DO TI DORZOHET I GJITH KOMBI RUS DO KET NDRYSHIME DRASTIKE PER MIR KUDO NE PLANET NESE PUTINI I DORZOHET VETEM EGOS VET DUKE IMITUAR PARA ARDHESIT E TIJE NDESHKIMI SHKATRRIMI FUNDI RREZIKOHET PER TE GJITH PADREJTESIT ME FAKTE ZHVILLIMI PLOTSUN KUPTIMET VETPASTRIM OSE VETSHKATRRIM RRUG TE MESME NUK KA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *