• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën punonjësi i policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident, Korçë



Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të fshatit Neviçisht në aksin Korçë – Bilisht. Një automjet tip Opel është përplasur me një trajler. Mësohet se në aksident ka humbur jetën një 63-vjeçar me iniciale I.D. që rezulton të jetë punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca policie dhe ambulanca. Burime në vendin e ngjarjes thanë se shkak dyshohet se është bërë një manovrim i gabuar i automjetit.

“Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”  – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *