• |
ide | kryesore

Vuçiç: Kurti dëshiron të futë Serbinë në luftë me NATO-n

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sulmi terrorist në Kosovë, Vuçiç bëhet sërish qesharak: Serbët kanë dashur të mbrohen



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëzimi i situatës në Kosovë nuk e ka arritur pikun dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron luftë.

“Ai dëshiron të ndodhë gjithçka që unë dua të shmang. Ne nuk e kemi arritur pikun e përshkallëzimit të krizës në Kosovë, siç mendojnë disa, mirëpo Kurti dëshiron luftë. Ai lutet për diçka të tillë”, ka thënë presidenti serb për Televizionin Pink në Beograd. Ai ka thënë se Kurti nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse duhet të formohet “në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”.  

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Sipas Vuçiç, Forca e Sigurisë së Kosovës është “më shumë e pajisur” me armë serioze turke. Ai ka thënë se Kosova është duke ndërtuar një ushtri, e cila nuk i lejohet me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Turqit u kanë dhënë atyre armë shumë të fuqishme anti-tank, mortaja, obusë”.

Ai ka thënë se për këtë arsye Serbia ka hequr dorë nga blerja e dronëve nga Turqia, mirëpo që një numër i madh i dronëve kamikazë do të arrijnë shpejt në Serbi nga shtetet tjera, përfshirë Kinën. I pyetur për qasjen e Shteteve të Bashkuara kundrejt Serbisë, Vuçiq ka thënë se “amerikanët nuk e kanë qasjen e njëjtë ndaj Serbisë, sikurse në vitet 90’”, por qasja është “shumë më e mirë”.

“Ata vetëm se e kanë qasjen e njëjtë ndaj Kosovës”, ka thënë Vuçiq, dhe ka shtuar se duhet pasur shumë kujdes “çfarë do të thonë Perëndimi dhe Lindja”. Vuçiq ka thënë të dielën se duhet të takohet me serbët nga veriu i Kosovës, ku tensionet janë rritur prej fundit të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë, me ndihmën e Policisë së Kosovës, kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Popullata serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit në veri, e ka kundërshtuar hyrjen e kryetarëve nëpër ndërtesa komunale, dhe ka mbajtur protesta para objekteve. Perëndimi ka kërkuar vazhdimisht nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet dhe të kthehen në tavolinën e negocimit për të avancuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. /REL



2 Comments

  1. Ne nje ane ky serb i mjere, shpreh frike te madhe nga armatosja e FSK(kjo e riforcon edhe me shume bindjen se vetem fuqizimi i FSK eshte siguria 100% e Kosoves), ne anen e tjeter thote Kurti po na fut ne lufte m NATO. Po nqs edhe ti Vucderr e pranon dhe tmerrohesh nga forca e FSK, pse u dashkemi me iu fut ne lufte me NATO kur vetem FSK iu mjafton per t’ua zbut kurrizin?(edhe tash me kapacitetet e tanishme, e mos te flasim pas 5 vitesh) .Ne lidhje me amerikanet, perserit ate refrenin serb qe tani ndryshe nga me heret, amerikanet i degjojne, u kane hapur deren, etj.
    O primitiv shka, po nqs e krahason me 1999 kur amerikanet ju zhdepen mire e mire, normal qe tani quhet mardhenie me e mire se ne 1999. Kurse per Kosoven qenka tregu pa dashje realist,pra qe SHBA e sheh Kosoven njesoj,si me pare, nderkohe politikanet opozitare tradhtare ne Kosove, apo te tjere politikane shqiptar ne Ballkan, na bezdisin me propaganda se gjoja SHBA po e sanksionon dhe izolon Kosoven,dhe po mban anen serbe. Vucicka sikur e ka kuptu qe do bjere ne kurth vdekjeprures per Serbine(e per te po e po) po u ndane nga ruset,dhe ka fillu te tregohet i kujdesshem me te dy palet

  2. ky faktikisht bashk me kombin e vet jetojne me qira ne shtepin e shqiptareve ku qiran jua marrin ruset dhe grupi interresit qe i llan trojet shqiptare tani de fakto i ka dal i zoti i shtepis dhe kerkon te drejten e tije tani si qiramarrsit hajdut si cepcit e futur ne shtepin ton po gumezhin si grerzat ne cdo form por fuqija dhe perkrahja ju ka ren keto e din se ka ardh koha te marrin valixhet dhe zhduken nga ky vend por gjithsesi shpresojn te perfitojn sadopakt por ajo qe do perfitojne nga kjo histori eshte vetem cimimi padrejtesis ndaj nesh ne 100vite dhe tashme ndollen mes frikes dhe shpreses por qe shpresa per to ka vdekur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *