• |
ide | kryesore

Viktor Orban merr meritat për lirimin e tre policëve të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç Viktor Orban



Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka qenë ndërmjetësues për lirimin e tre  policëve të Kosovës dhe zbutjen e tensioneve me Kosovën. Të paktën, kështu thotë ai në një tëeet ku falenderon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç “për përkushtimin e ndërsjelltë për paqen në Ballkan”.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit @avucic , të cilën ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit” shkruan Orban.

Në fakt, rrëmbimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit të shtetit të tyre u krye në shenjë hakmarrje për arrestimet që ndodhën në Zveçan pas përplasjes me forcat e KFOR. Policia e Kosovës arrestoi disa nga elementët më të dhunshëm mes serbëve që qëlluan ushtarë të KFOR, policë të Kosovës dhe gazetarë.

Përgjigjia e Serbisë, që rrëmbeu tre policë dhe lirimi i tyre nga presidenti Vuçiç, tregoi jo vetëm që Serbia dirigjoi protestat e dhunshme në veri të Kosovës por edhe se Vuçiç është i gatshëm të veprojë si drejtues i një bande.

Më herët ka pasur disa kërkesa nga Shetetet e Bashkuara për lirimin e tre policëve të Kosovës, ndërsa kryeministri i Shqipërisë e quajti të papranueshme rrëmbimin e tyre në shenjë hakmarrje për arrestimet e serbëve në veri.

Pak ditë më parë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre.

“Me respekt, ju lus i dashur Aleksandar që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë që mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t’i kthyer ata në Kosovë”, tha Obran në Suboticë, gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Serbisë.

Ai shtoi se kjo do t’i ndihmonte Serbisë “në kauzën e vet”.

“Prandaj, po ju kërkoj që ta mendoni këtë”, tha Orban.

Më 14 qershor, tre policë kufitarë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.



1 Comment

  1. Keta autokratet na dine edhe per budallenj. Po vertete mendoni se i hame keto rrena? Ty , dhe ate mikun tuaj tjeter autokrat, iu porositi Vucici, se i duhej nje sebep per ti liru policet,se mezi priste per ti liru ,ngaqe i dolen logarte gabim,se e gjithe bota denoi aktin e tyre, plus, me e rendesishmja, Kurti ia bllokoi kamionet serbe kekufi, gje qe jo vetem e demtoi ekonomikisht por cmendi VUcicin, dhe jo vetem. Tani keta te tre do bejne presion qe te lihen kamionet serbe te futen ne Kosove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *