• |
ide | kryesore

Tensionet në veri/ KFOR vjen me thirrje për Kosovën dhe Serbinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
pamjet ne 29 maj nga kosova e lire, KFOR



Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet provokuese.

KFOR-i ka theksuar se mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999.

‘KFOR-i vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja si mjeti i vetëm për të arritur një stabilitet të pakthyeshëm dhe të qëndrueshëm dhe për të zbutur tensionet në veri të Kosovës’, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ky mision ka theksuar se mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, UNMIK-un, OSBE-në, EULEX-in dhe Shefin e Mbrojtjes së Serbisë.

‘KFOR-i mirëpret të gjitha përpjekjet shumëkombëshe të ndërmarra për të rikthyer të dyja palët në tryezën e negociatave dhe fton të gjitha palët që të bashkohen drejt de-përshkallëzimit dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesave të të gjithë njerëzve në Kosovë’, ka thënë tutje ky mision.

Kujtojmë se të hënën pak para mesnatës, persona të panjohur e kanë hedhur një granatë dore në afërsi të objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut, ku si pasojë dy vetura janë dëmtuar.



2 Comments

  1. askush spranon padrejtesin dhe sejcili don hakun e vet zgjilljet vin me parime hak duke zhber shkaqet historike thotë:

    prendimi sduhet ta kerkojn paqen nga ne ndersa sollen luften ne mezin ton me coptimin e shqiptareve ajo duhet te largojn luften me decoptimin shqiptar vennjen ne vend te drejtave historike vetem keshtu do ket paqe nese se bejne lufta do ti perfshij te gjith mos kerkoni gje nga shqiptaret por ju zgjilleni me serbet mes vete dhe ne na lini te qete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *