• |
ide | kryesore

Wade Robson ngre sërish akuzat ndaj Michael Jackson

Paparazzi, Slider



Michael Jackson ndërroi jetë më 25 qershor 2009, dhe vetëm një ditë pas përvjetorit të tij përkujtimor u raportua se Wade Robson, i cili u intervistua  në dokumentarin Finding Neverland, po e çon padinë në gjykatë.

Meqenëse Michael Jackson kishte ndërruar jetë përpara çdo procesi gjyqësor, Robson paditi pasurinë e idhullit të popit në 2013, më pas çështja u pushua në 2017 pasi gjykatësi vendosi se ishte paraqitur përtej statutit të kufizimeve. Por me një ligj i ri që zgjat kohën për fëmijët viktima për të paraqitur çdo kërkesë ligjore, rikthen mundësinë që Robson të shkojë në gjykatë.

Kur çështja u pushua, menaxhuesi i pasurisë së Michael Jackson tha se “Wade Robson ka kaluar tetë vitet e fundit duke ndjekur pretendime joserioze në padi të ndryshme kundër pasurisë së Michael Jackson dhe kompanive të lidhura me të. Robson ka  inspektuar dhe paraqitur qindra mijëra dokumente që përpiqen të provojnë pretendimet e tij, megjithatë një gjykatës ka vendosur edhe një herë se pretendimet e tij nuk kanë asnjë vlerë, se nuk është i nevojshëm gjykimi dhe se çështja e tij e fundit është hedhur poshtë.”

Në padinë e Robson, balerini pretendoi se MJ kishte abuz*ar se*sualisht me të nga mosha 7 vjeçare deri në moshën 12 vjeçare, duke pretenduar se “Michael Jackson ishte një nga njerëzit më të sjellshëm dhe më të dashur që njoha. Ai më ndihmoi jashtëzakonisht me karrierën time dhe kreativitetin. Ai gjithashtu ka abuzuuar se*sualisht për shtatë vjet.”/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *