• |
ide | kryesore

Fier/ Kapet në flagrancë duke vaditur bimët narkotike kanabis, arrestohet autori

Lajme, Të fundit
Në kërkim për plagosje të rëndë, arrestohet i riu në Vlorë



Një person është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Vreshti” është bërë i mundur ndalimi i një 37-vjeçari i cili po vadiste bimët  narkotike kanabis, të kultivuara në vreshtin me rrush. Asgjësohen nëpërmjet djegies 30 bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, në fshatin Sheq-Marinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kultivonte kanabis, kanë gjetur shtetasin E. T., në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi, duke vaditur bimët narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 37 vjeç, banues në Sheq-Marinas, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *