• |
ide | kryesore

I ndaluan djalin në Kosovë/ Vuçiç: Kurti nuk është kaq trim përballë meje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vuçiç



Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar se policia e Kosovës ka ndaluar djalin e tij, Danilo i cili mori pjesë këtë të martë në festimet për betejën e Vidovdanit në manastirin e Graçanicës. Shkak u bë bluza që ai mbante të veshur ku kishte një mbishkrim me fjalët: “Dorëzimi nuk është opsion”. Mediat e Kosovës kanë publikuar momentin e ndalimit.

Efektivët e policisë i kanë hequr bluzën të riut dhe ngjarja ka shkaktuar reagime në Prishtinë dhe Beograd. Vetë Presidenti serb ka folur për këtë ngjarje në prezantimin e një projekti rrugor. Vuçiç tha se djali i tij është më trim se Kurti ndërsa shtoi me ironi se e përgëzon për guximin e tij.

“E përgëzoj Albin Kurtin për guximin e tij. Kurti nuk është aq trim kur është në shoqërinë time, por bëhet kur dërgon të tjerët për të siguruar jetesën me fëmijët e të tjerëve. Le të vazhdojë. “Dorëzimi nuk është një opsion”. Disa do të kenë frikë nga kjo”,tha Vuçiç.

Djali i Vuçiç ishte i pranishmi VIP në festën ku foli Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Porfirje. Ai e quajti Kosovën shtëpinë e serbëve. Në kremtimet për Vidovdanin serbët mbajtën sërish simbole nacionaliste dhe flamuj ku shkruhej se “Kosova është Serbi” apo “Nuk e japim”. Pas meshës serbët marshuan në rrugët e Graçanicës, duke kënduar këngë nacionaliste.

Përveçse për Vidovdan serbët janë mbledhur para ndërtesave komunale në Leposaviç dhe Zveçan, duke kërkuar tërheqjen e forcave speciale të Kosovës, largimin e kryetarëve dhe lirimin e serbëve të arrestuar.

Festa e Vidovdanit për serbët është përkujtim i betejës së Fushë Kosovës së vitit 1389, kur forcat ballkanike e udhëhequra nga Car Llazari u përballën me osmanët. Edhe pse ballkanasit e humbën këtë betejë, serbët e kanë regjistruar si një nga ngjarjet që ka shënjuar formimin e kombit të tyre. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. jane komplet akte provokuese ,sikur te kishte shkuar djali i kurtit me nje bluze “autochtonous” ne beograd besoj policia sdo kishte qene kaq e sjellshme apo jo ????Keshtu qe mos na cani trapin shume ju bashke me greket …..

  2. Vucic dhe rama janë trima
    Albini është frikacak berisha non grata

    Kot nuk kemi lider klloun global si rama

  3. Une e pajtohem me qendresen e Kurtit perballe presionit te gjithanshem nga jashte e nga brenda( perfshire politikanet shqiptare jashte Kosoves,por e ndaluara e djalit te Vucicit per nje bluze nuk me duket veprim i mencur,aq me keq qe shumica e serbevet ne mitingun e “fitores” mbi osmanet 6 shekuj me pare therrisnin Kosova eshte Serbi e shume parulla te tjera

  4. KA NDJESHMERISI TREGUES ZHVILLIMI QE PRAN OKBES TE KRIJOHET ORGANIZATA PER KTHIMIN SHQIPTAR NE TROJET E TYRE E CILA PERFAQSON PROPAGANDON NXIT KTHIMIN SHQIPTARE NE VENDLINDJEN E TE PAREVE CAMERI MAL TE ZI KUDO KU ATO JAN SHPERNGULUR thotë:

    TASHME PO NA IMPONOJN VET ME MENDJEN GOJEN DHE GJYMTYRET E TYRE QE EKZISTENCA JON NUK VJEN NGA NENSHTRIMI FALJA MIRKUPTIMI POR E DREJTA HAKU RECIPROCITETI DITURIJA URTESIJA VLERAT MENAXHIMI NE UNITET RRUG TJETER NUK KA FISI KOMUNIST PER NJE SHEKULL BERI EFEKTIN E KUNDERT BOTA ECEN ME KONKURENCEN DHE HAPAT E INTERESIT KU PO TE SHIHET THELL INTERESAT E TE GJITHEVE SHDUKIN QENJEN TON ,.KETO KAN BER DHOGARIT GABIM TE GJITH SE BOTA PO TE ISHTE NE RREGULL KRIMINELET BALLKANAS SDO TE KISHIN ARRITUR NE KETE PIK TE MENDOJN FLASIN DHE VEPROJN ZHDUKJEN TON SKEMI RRUG TJETER SI KOMB VECSE TI PARALAJMROJM DHE BEJME ZGJELLJEN TON SE TE DREJTAT I KRIJOJ ZOTI BOTNAVE I NDAN AI DHE NE DUHET NE MENYR TE NDERSJELLT TI RRESPEKTOJM I PARALAJMROJ TE GJITH OSE LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA OSE PRISNI PERMBYSJEN E INTERESIT RRUG TE MESME NUK KA JU VETES PLUS QE I BET AUTOGOL POR DREJT JUSH RRETH JUSH MBI JU SILLET CMIMI PADREJTESIS DERI SA TJU KAPIN VEC ZOTI E DIN SE KUR DHE SI POR E KA GARANTUAR QE TE PADREJTIT DO TI NDESHKOJN NESE NUK PENDOHEN SIPAS KRITEREVE QE AI KA PERCAKTUAR URIMI PER AT QE JU PRET

  5. AUDIO-REGJISTRIMET: “Mos na bëj foto bashkë…”, zbulohet historia e fotos së Alma Kaçit në zyrën e Berishës, ka lidhje me skandalin Gjici

  6. VETEM NJE GJE MENDONI O TE PADREJT A E DON ZOTI PADREJTESIN DHE A ESHTE ZOTI ME TE PADREJTIT thotë:

    NESE ME FAKTE SHKENCORE ZHVILLIMIRE FETARE TE PADREJTIT MUND TE NA BINDIN SE ESHTE KRIJUAR PER TE FUNKSIONUAR CDO GJE QE MENDOJN FLASIN DHE VEPROJN ATO ESHTE E DREJTE DHE FUNKSIONON ESHTE DOBI VLER PER TE GJITH KUDO NE TOKE PADYSHIM DO GJEJNE NJEREZ QE DO TI NENSHTROHEN DHE NDJEKIN PAS POR NESE NUK FUNKSIONON ME FAKTE PADREJTESIJA LE TA DIN QE PADREJTESIJA KA PLOTSU KUPTIMET ME FAKTE ZHVILLIMI PER CDO KUPTIM ATO KAN MARRURR EMRIN E DUHUR KAN TERHEQUR DREJT VETES TASHME OPINJONIN E MERITUAR DHE ASGJE NUK PRITET TU NDOLL ME SHUM SESA CMIMI I ASAJ QE DERI TANI JAN ANGAZHUAR RENDIMENTI SE PERDERI SA KA NJE ZOT ATJE LART NE QELL QE KA GARANTUAR SE ESHTE PERGJEGJES I MOS SHKATRRIMIT PER GJITHCKA KA KRIJUAR NE TOK NUK KA ASKUSH CFAR NA BAN SEPSE NA KA KRIJUAR NE MENYRE PRECIZE QE SEJCILI ANGAZHIMIN E VET TA KET PER VETEN E VET NESE MIR SHPERBLIM NESE KEQ NDESHKIM POR NA KA PER PERGJEGJES PER DITURIN TJUA KUJTOJM TE MIREN DHE PARALAJMROJM NDESHKIMIN E ZOTIT NE MENYR QE TE LARGOHENI NGA PADREJTESIJA DHE SHPETONI DUAJENI VETEN LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA SE AJO JU HUMB NDESHKON ZHGENJEN SHKATRRON MOS U BENI ARMIQ TE VETES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *