• |
ide | kryesore

Monica Belluci flet për lidhjen me Tim Burton

Paparazzi, Slider



Pas muajsh spekulimesh, Monica Belluci konfirmoi se është në lidhje me regjisorin, Tim Burton.

“Ajo që mund të them … Jam e lumtur qëe takova, para së gjithash,” i tha ajo Elle France në një intervistë të botuar të hënën. “Është një nga ato takime që ndodhin rrallë në jetë.” Bellucci vazhdoi, “Unë e dua Timin. Dhe kam shumë respekt për Tim Burton.”

Aktorja e “Matrix Reloaded”, është përzgjedhur për të luajtur në “Beetlejuice 2”, e cila po drejtohet nga Burton. Çifti aktualisht ndodhet jashtë shtetit në Londër për xhirimet e filmit komedi fantazi.“Unë e dua këtë botë të ëndrrave ku përbindëshat janë të sjellshëm, sikur ne mund t’i kthejmë aspektet tona më të errëta në diçka të ndritshme, falëse,” tha Bellucci për botimin. “Filmat e Tim Burton flasin shumë për këtë.”

Në shkurt, dyshja nxitën  thashethemet pasi u panë duke ndarë një puthje gjatë shëtitjes së tyre për Ditën e Shën Valentinit në Santa Monica, Kaliforni. Ndërsa dyshja kanë qenë miq për më shumë se 15 vjet, ata u përfolën se kishin filluar të takoheshin pas Festivalit të Filmit Lumière në Lyon, Francë, në tetor 2022. Në atë kohë, Monica mori pjesë në ngjarje si një mysafir nderi dhe i dhuroi Burton çmimin Lumière Lifetime Achievement.

Po atë muaj, gazeta franceze Paris Match raportoi se regjisori i “Edward Scissorhands” dhe aktorja fillimisht u takuan në vitin 2006 gjatë Festivalit të Filmit në Kanë – por “u afruan më shumë” në prapaskenat e Lumière. Burton ishte i lidhur  me Helena Bonham Carter, nga e cila u nda në vitin 2014 pas 13 vitesh së bashku. Ata kanë djalin Billydhe vajzën Nell. Ndërkohë, Bellucci dhe artisti Nicolas Lefebvre u ndanë në vitin 2019. Para kësaj, ajo ishte e martuar me Vincent Cassel nga viti 1999 deri në vitin 2013./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *