• |
ide | kryesore

Shiste kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia italiane ka arrestuar një 18-vjeçar me origjinë shqiptare këtë të enjte, pasi shiste drogë në ambientet e liqenit në Alto Garda.

Sipas autoriteteve, i riu është identifikiuar në kuadër të veprimeve të kontrollit territorial nga karabinierët, me qëllim parandalimin e trafikut të drogës. Banorët e zonës kanë pikasur veprimtarinë e jashtëligjshme të shtetasit shqiptar duke njoftuar policinë.

18-vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë me disa doza kokaine në xhep. Efektivët më pas ushtruan një kontroll fizik në shtëpinë e të riut ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe 25 doza të tjera kokaine të paketuara dhe gati për shitje.

Gjithashtu në banesën e tij, policia gjeti dhe rreth tre mijë euro cash të cilat dyshohet se janë benefite nga shitja e drogës. Sipas medieve italiane, i riu shqiptar u transferua në burgun Spini di Gardolo dhe do të presë vendimin nga gjykata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *