• |
ide | kryesore

Zaniolo zbulon dashurinë për Juventus: “Idhulli im ishte Pogba, nëse është mundësia vij me vrap”

-Instant, Sport
Zaniolo



Nicolò Zaniolo ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë të gjatë, në të cilën ka zbuluar edhe dashurinë e tij për Juventus. Fantazisti në fakt është një nga emrat më të nxehtë të këtij fillimi të merkatos. Vetëm 6 muaj pas kalimit të tij në Turqi, ka nga ata që duan ta rikthejnë në Itali. Fiorentina ka bërë një ofertë për të, por nuk përfundoi mirë. Por mbi të gjitha emri i tij përafrohet me Juventus.

E ish-lojtari i Romës nuk përmbahet nga kjo mundësi, si shprehet në një intervistë për Gazzetta dello Sport: “Juve është Juve, edhe pa Champions League apo kupa ndërkombëtare. Si fëmijë kam mbështetur gjithmonë bardhezinjtë, idhulli im ishte Pogba. Do të doja të luaja për Juventus. Po flasim për një klub të madh. E përsëris: nëse ka një mundësi që i bën të lumtur të tre, është e mirëpritur. Përndryshe jam mirë në Turqi. Nuk krijoj pritshmëri, sido të shkojë do të jetë mirë”.

Lexo më tej: Francesca Costa mamaja e Zaniolos tregon inskenimet e Romës: “I braktisur nga klubi”

Kush e di nëse këto elozhe ndaj bardhezinjve nuk do t’i bindin ata të fokusohen tek Zaniolo, që u largua shumë shpejt nga Italia.

FJALËT E BUKURA PËR MOURINHO

Zaniolo gjithashtu iu kthye edhe të shkuarës së tij, Romës dhe teknikut Mourinho: “Nuk kam folur më me të që kur jam larguar. Por e di që Mourinho më vlerëson, ai gjithmonë pyet për mua Sergio Olivera, shoku im te Galatasaray. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës atij. Mourinho sheh gjithmonë gjithçka që në fillim, është e pabesueshme. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm, i veçantë. Dikush që të stimulon gjithmonë”.

Në fund, një tentativë paqe edhe me ish-tifozët e tij verdhekuq, për kaq shumë vite të kaluara së bashku: “Roma ishte një moment i rëndësishëm në jetën time, me faqe të bukura dhe të tjera pak më pak. Do t’u jem përjetësisht mirënjohës të gjithë tifozëve. Dëshira ime është që Roma të fitojë akoma në sezonet e ardhshme. Ishin vite të mira”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *