• |
ide | kryesore

Rama: Nga 3 korriku mbyllen sportelet e Kadastrës, shërbimet online

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se prej datës 3 korrik, shërbimet e Kadastrës do të jepen oline, përmes e-albania.

Deklarata e Ramës u bë gjatë prezantimit të reformës së Kadastrës.

“ Nga e hëna e 3 korrikut, kadastra do jetë makineri digjitale. Punonjësit aty brenda një pjesë e të cilëve kanë kërkuar të largohen se nuk kanë mundësi të bëjnë gjë tjetër se punën e kanë vetëm para kompjuterit, nuk kanë gjë në dorë. Nga e hëna 3 korrik punonjësi i kadastrës në Shkodër do ketë para në kompjuter si t’ja nxjerrë algoritmi rastin e një prone në Delvinë. Qytetarëve u bëj thirrje të mos shkojnë më në Kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra është një dritare përmes e-Albania. Aty bëhen aplikimet, aty merren përgjigjiet, aty vjen dokumenti me nënshkrimin elektronik i patjetërsueshëm”- u shpreh Rama.



25 Comments

  1. na grabiten pronat tani kerkoni onlajt ky eshte fisi komunist tradhtar grabites mashtrues dhe barbar per 1 shekull ndaj nesh

  2. Po ta dish se si funksionon ASHK nga brenda do kuptosh se nuk ke me shanc si popull i thjeshte te zgjidhesh me problemet qe mund te kesh me pronen. Nga 5 % qe kishe kete shanc , tani te mbetet 0.5 %. Tani do te duhet nderhyrje hyjnore .

    1. 30 vjet pasi pronarët e vërtetë kanë vdekur dhe bijtë e tyre flenë mbi dosjet e pronave, të cilat u janë tjetërsuar përmes korrupsionit në administratë , hipotekë , Kadastra e Gjykata, mbetet vetëm regjistrimi në e-Albania i pronarëve të rinj që siç thotë populli “pa brekë i zuri dita dhe pronarë vilash i zuri darka”.

      Ndaj Kadastra e Vlores u dogj nga këta hajdutë më 1997 dhe në 10 vitet e fundit u ndërruan 13 drejtorë në hipotekën e rrethit.

  3. Nuk keni pare gje akoma.A kini me miell nga thesi qe morret per votime? Bejeni nje lakror te fundit e prisni votimet e radhes.Ishalla i teket te gjatit per te parakohshme.Ohhoho! Do kemi nje thes tjeter shume shpejt,dhente zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *