• |
ide | kryesore

Xhafaj: Momenti që Rama të reflektojë a e mban dot vetëm gjithë këtë pushtet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
xhafaj



“Është momenti që të bëjë një reflektim të thellë mazhoranca, në kushtet e këtij realiteti të ri shoqëror dhe politik!”. Kështu u shpreh në emisionin “Intervistë” me Merita Haklajn në A2CNN, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tregojë urtësi në orientimin e pushtetit të madh politik që ka në duar Partia Socialiste.

“Ke një realitet politik ku opozita është shumë e dobët, për fatkeqësinë e saj dhe fatkeqësinë e këtij vendi. Edhe për të keqen e kësaj mazhorance sepse nuk ka pasqyrën përballë. I ka dhënë një pushtet të madh që është e pamundur ta kontrollosh me një telefon apo me një individ, cilido qoftë ai, sado supermen të jetë. Nevoja për të reflektuar për këtë përgjegjësi është një gjë shumë e drejtë dhe kryeministri ka bërë shumë mirë.

E kam ndjekur me kujdes fjalën e tij në 32 vjetorin e PS dhe i pari që duhet të reflektojë është vetë kryeministri pasi ka përgjegjësinë e lidershipit politik për ta orientuar këtë pushtet të kësaj force politike dhe që të mundet ta mbajë këtë barrë pa kosto shumë të mëdha. Se barra kur dobësohet kurrizi të thyen në mes. Dhe mund të na ndodhi ajo që po i ndodh opozitës”, tha ai.

Sipas Xhafajt, Rama e ka kuptuar se mazhoranca duhet të vijojë të jetë e qëndrueshme në këtë mjedis politik.

“Nga artikulimet që ka bërë kryeministri më lë të kuptoj që është i shqetësuar dhe ndoshta po reflekton. Dhe dua ta shoh që të hedhin ë tavolinë reflektime serioze. Në disa raste nuk ka nevojë për të bërë disa make up të makinës por edhe për ta rinovuar plotësisht. Shpresoj që të ketë urtësinë ta realizojë”, theksoi ai.

Më tej Xhafaj foli rreth rivalitetit të brendshëm në PS, duke theksuar se është i dobishëm në kushtet kur nuk shndërrohet në konflikt.

“Unë mendoj që PS do të vazhdoj të mbetet një forcë e besueshme dhe udhëheqëse në këtë vend sa kohë do ketë harmonizim të mirë të gjeneratave. Sa kohë do ti integrojë mirë të 3 apo 4 gjeneratat brenda formacionit politik. Dhe rivalitetet dhe konkurrencat e shëndetshme pa u kthyer në konflikt janë të shëndetshme. Edhe ambiciet janë gjëra normale. Brenda PS ka burra e gra që e meritojnë ta kenë këtë ambicie”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.



10 Comments

  1. Berisha ngjan i terrorizuar sa nuk guxon as të thotë çfarë ka biseduar me Almën, pikërisht nga frika se e para nuk di a do t’i qëndrojë “besës” Alma, pasi këta i kanë paguar vetëm lekët e naftës për të shkuar në Kukës, dhe e dyta, a i ka rregjistruar Alma gjithë takimet në zyrë me Berishën.

    Se dhe Safeti për kaq e hëngri, se e ka takuar në zyrë dhe zyra e Bashkisë së Kukësit nuk është më e rëndësishme se zyra e një kryetari opozite. Thjesht lëpirësi i Almës, Sali Berisha, është në panik mos shqiptarët dëgjojnë a shikojnë çka bërë në atë zyrë me Almën.

  2. Partia Socialiste e Shqiperise, parti moderne Europiane me ne krye nje lider Europian, Edi Ramen.

    Te gjithe anetaret e saj jane te lire te japin opinionet e tyre.

    A e imagjinoni te ndodhte kjo ne PD-ne e Berishes ne mes te pushtetitn ne 2007-en fjala vjen?!

    Ndaj Partia Socialiste e Shqiperise vazhdon egziston, ndersa PD-ja e shkrete… u prehte ne paqe… rahmet paste!

    1. Shume i sakte komenti Pallakaris. Prandaj edhe Rama e vuri nga fundi i listes Xhafajn dhe vetem bashkepunimi me Veliajn nxori deputet duke thyer heresin. Por ajo qe te habit, eshte se Ornaldo Rakipi qe njelloj si Xhafaj ka nje mbeshtetje te madhe popullore me nje numer votash qe nuk i ka as Rama ne te dy qarqet ku kandidoi, nuk e hap gojen asnjehere ne Kuvend. Si do jete puna o Pallakaris se ti i di mire keto gjera…

  3. Interesant kjo shprehja e Xhafaj “se barra kur dobesohet kurrizi te thyen ne mes”.

    Pra sipas Xhafajt barra e pushtetit te pakufizuar te PS (nenkupto Ramen ), e thyen

    ne mes PS dhe Ramen bashke. Xhafaj me sa duket i referohet historise politike te

    vendeve te tjera ku mbimesha e pushtetit dhe abuzimi me pushtetin i con ato forca

    politike jo vetem ne minorance por edhe drejt daljes nga skena politike.

    Mirepo ne Shqiperi po ndodh krejt e kunderta e asaj qe profetizon Xhafaj, perqendromi

    i te gjitha pushteteve ne nje dore te vetme, njesimi i shtetit me partine ne pushtet,

    korrupsioni kapilar ne te gjitha deget e qeverisjes, shkrirja e pushtetit politik me krimin,

    nuk e kane thyer e mesa duket nuk do ta thejne ne mes kurrizin as te PS as te Rames

    por e kane thyer e do ta thejne akoma me teper kurrizin e Shqiperise. Nen peshen e

    ketij pushteti te PS sot Nena Shqiperi nuk u afron asgje shumices se bijve e bijave te

    saje pervec nje pasaporte si mjet identifikimi per tu larguar sa me larg ketij regjimi, 85

    perqind e te anketuarve duan te largohen pa kthim nga Shqiperia. Ky pesimizem i thelle

    per te ardhmen, kjo vrasje masive e shpreses se Shqiperia mund te behet streha e perbashket

    e gjithe shqiptareve dhe jo vetem e nje grupi pushtetaresh e hyzmeqaresh te tyre, ka bere

    qe Shqiperia nen regjimin rilindas te njohe eksodin me te madh qe nga koha e pushtimit

    turk pas vdekjes se Skenderbeut. Shqiperia e “mesuar” historikisht te vegjetoje nen pushtues,

    prej 10 vjetesh ka “gjetur” pushtuesit e rinj, por ndryshe nga heret e tjera, ata flasin shqip.

  4. Nuk e di, por jam i mrekulluar nga demokracia e brendshme e Partise Socialiste te Shqiperise.

    Them se kjo Parti duhet marre si model edhe per Partine qe do jete ne lartesine e duhur per t’ bere opozite asaj.

    Le te largojme modelet e keqija, malokerite Berishiste, ku rrafsha mos u vrafsha…

    Shqiperia meriton nje Parti opozitare ne nivelet e Partise se Suksesshme ne Pushtet.

  5. prapambetje mesjetare, që banonte së bashku me bagëtinë dhe hante me kafshatë e gishtërinj në një sahan të përbashkët; analfabet, me një varfëri të skajshme, shumëkund pa gropa septike, që ndriçohej me pishë e kandil; shëndetlig, me jetëgjatësi të shkurtuar nga malaria, tuberkulozi, sifilizi, difteria, morrat, zgjebja, dermatomykozat, tifoja, dizenteria, kequshqyerja e gjakmarrja,o ceceni i ores 09:18 ti bej ate qe te ka urdheruar salihu mer dhe disa shpellkare te tjere dhe shkerdhejini motrat nenat vajzat tuaja qe rraca juaj e qelbur te kete shanc te mbijetoje shtoni rracen e ceceneve kjobeshte detyre qe ju ka dhene salihu o cecen funksional i lapsit

  6. Ti i ores 9.26 te kesh turp nga vetja jote per gjuhen denigruese, fyese, urrejtse dhe percarse

    qe perdor ndaj bashkekombesave te tu. Kjo nuk eshte gjuha qe perdor shqiptari ndaj shqiptarit

    por gjuha e armikut te shqiptareve. Ti patjeter je ose komunist ose bir komunisti i konvertuar

    ne rilindas, misioni juaj eshte percarja, urrejtja dhe ndasia ndaj shqiptareve. Urrejtja juaj ndaj

    veriut i ka rrenjet ne vitin 1944 kur bandat tuaja partizane erdhen si pushtues ne veri duke

    vrare e prere patriot e njerez te pafajshem, duke torturuar, burgosur e internuar ne kampet

    tuaja te shfarosjes si ai i Tepelenes, duke u imponuar me force mbi njerez te varfer por te

    lire, duke u perpjekur tu ndryshoni edhe gjuhen e bukur gege me ane te Kongresit famekeq

    dhe antikombetar te Drejtshkrimit. Ashtu si sebet urrejne kosovaret jo per cfare jane, por

    pse jane, ashtu edhe partia juaj e ngjizur nga armiqte shekullor te shqiptareve na urren jo

    per cfare jemi por pse jemi. Ndryshe nga fara juaj, ja cfare shkruante 100 vjet me pare

    poeti i madh “cecen” Ndre Mjeda :

    Kofte mallkue kush qet ngaterrime
    Nder kta vllazen shoq me shoq
    Kush e ndan me flak’ e shkrime
    Cka natyra vete perpoq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *