• |
ide | kryesore

Ishin në kërkim, Interpol Tirana ekstradon 4 shtetas shqiptarë (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ishin në kërkim, Interpol Tirana ekstradon 4 shtetas shqiptarë (Emrat)



Ekstradohen drejt Shqipërisë 4 shqiptarë, të cilët janë arrestuar në shtete të ndryshme të Europës për vepra të ndryshme penale, nga trafikimi i narkotikës te dhuna në familje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ata janë ekstraduar aktualisht në vendin tonë, ku edhe do të vuajnë dënimin. Po ashtu mësohet se është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, Enver Hysa, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre. Është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, kosovare Emine Murriqi, e dënuar me 6 muaj burgim, pasi ka tentuar të kalojë kufirin PKK Port Durrës, duke përdoruar dokumente të falsifikuara.

sakaq, u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë, Adil Dema, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi Fatbardh Doda alias Dervishi, i akuzuar për plagosjen e të dashurës së tij, në një hotel, në Durrës.

Gjithashtu, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Spanjës, shtetasi Gjoleke Pazaj, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve. Ndërkohë, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve europianë, u kapën dhe u arrestuan përkohësisht, si dhe vijojnë procedurat për ekstradimin e tre shtetasve të tjerë.

Interpol Tirana

Vijon shkëmbimi i informacioneve dhe koordinimi i punës me partnerët ndërkombëtarë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Ekstradohen nga Greqia, Gjermania, Italia dhe Spanja, drejt Shqipërisë, 4 shtetas që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, ekstradohet nga Shqipëria drejt Spanjës, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve. Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në shtetet ku ata kanë kryer veprat penale, është bërë i mundur ekstradimi i 5 shtetasve, konkretisht:

-është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Enver Hysa, 58 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në vitin 2016, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre;

-është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, shtetasja kosovare Emine Murriqi, të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave’’, pasi në vitin 2016, në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin, duke përdoruar dokumente të falsifikuara;

-është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi A. D., 29 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi në vitin 2022, në aksin rrugor Shupenzë – ura e Topojanit, është përfshirë në një konflikt me armë zjarri, me një shtetas tjetër;

-është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi F. D.(D.), 33 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë në kushtet e tronditjes së fortë psikike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi në vitin 2022, në ambientet e një hoteli, në Durrës, ka plagosur rëndë me armë zjarri, të dashurën e tij.

Gjithashtu, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Spanjës, shtetasi G. P. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, Spanjë, pasi Gjykata Qendrore në Madrid, me vendimin e datës 01.02.2023, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Ky shtetas dyshohet se në vitin 2020, në Spanjë, ka qenë pjesë e një grupi kriminal dhe ka kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, në ambiente të mbyllura, duke vjedhur energjinë elektrike.

Ekstradimet e këtyre shtetasve janë rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, Interpol Romën, Interpol Madridin dhe Interpol Wiesbaden. 4 shtetasit e ekstraduar në Shqipëri iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *