• |
ide | kryesore

Klinton iku, lobimi kundër Albinit vazhdon

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Njëri prej presidentëve më të shquar amerikanë, që do të mbahet mend në histori kryesisht për dy gjëra, aferën me Monika Levinskin dhe luftën humanitare që çliroi Kosovën, u largua nga Tirana mes entuziazmit të përgjithshëm. Zyrtarët e që ishin në radhët e para të ceremonisë po kurojnë duart e enjtura nga duartrokitjet, kureshtarët që shkuan ta shohin nga afër, ashtu siç veprohet me yjet e futbollit apo me pop starët, po rrëfejnë mbresat e tyre, ndërsa ata që ishin në darkën e ngushtë, përkrah Klintonit, po i gëzohen statusit të tyre të ri social.  

Por, përtej këtyre elementëve që kanë të bëjnë me spektaklin e politikës e rëndësishme është të kuptohet qëllimi dhe mesazhi i kësaj vizite private. Duke qenë se ajo përbënte një eventiment të sponsorizuar dhe të organizuar nga Aleks Soros, ajo nuk mund të ketë qenë një rastësi rutinore. Pak gjasa ka gjithashtu që Fondacioni shoqëria e hapur, të ketë dashur ti bëjë një dhuratë simbolike, në ditën e 59 vjetorit të lindjes, njërit prej klientëve të tij më të mirë dhe më të zellshëm. Duke ditur se fjalimet e Bill Klinton nuk kushtojnë më pak se gjysëm milioni dollarë, kjo do të qe një përkujdesje e shproporcionuar, për një datë që nuk qe as përvjetor.  

Vizita e Klinton në Tiranë/ Lubonja: Pse u ndjeva i turpëruar nga ceremonia! 

I vetmi kumt politik dhe i vetmi qëndrim që i’a vlen të debatohet nga ajo që tha ish presidenti i 42 amerikan në Tiranë, ishte paragrafi që ai artikuloi për Kosovën. Po të analizohet dhe po të dekriptohet fjalë për fjalë, ai përbënte pa dyshim një goditje për politikën që po ndjek kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti. Në fjalimin e Klintonit përmendjej fjala “gabim” për zgjedhjen e katër kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe, bëhej thirrje se duhej ndalur kjo “marrëzi” dhe theksohej se minoriteti slloavo-ortodoks në Kosovë ka nevojë për një qeverisje të denjë. 

Në pamje të parë, hiq dy tri epitete që bombarduan titujt e shtypit lokal, ish presidenti nuk bëri ndonjë vërejtje thelbësore. Edhe autoritetet e Kosovës e pranojnë që zgjedhjet në veri, të pranuara paraprakisht nga SHBA e BE janë një zgjidhje e përkohshme. Edhe ato s’kanë dyshim se serbët lokalë duhet të kenë të drejtat maksimale që u’a garanton një prej kushtetutave më të hapura në këtë drejtim. Edhe ato e dinë se krijimi i tensioneve (ka rëndësi kush i nxit) nuk i shërben kompromiseve të mëdha. 

Klinton: Tensionet në Kosovë nuk duhet të kishin ndodhur 

Pra, po të shqyrtohet në thelb, Bill Klinton nuk është se bëri ndonjë kritikë thelbësore për politikën e ndjekur, ai thjeshtë, u rekrutua të lobojë për të ushtruar dozën e presionit, në atmosferën e përgjithshme të trysnisë që po bëhet ndaj Albin Kurtit. 

Në këtë prizëm, duhet pranuar se lëvizja e Fondacioni Soros ishte sa efikase po aq dhe brilante. Të arish të shtosh në korin e lobistëve edhe zërin e presidentit që ka urdhëruar bombardimin e Serbisë për të çliruar popullin e Kosovës është një “coup de maitre”.

Por, pyetja që duhet të shtrojmë sot, pas largimit të Klintonit nga Tirana, nuk është se sa personalitete apo sa institucione i janë bashkëngjitur këtij ansambli, por se çfarë po i kërkohet të lëshojë Albin Kurtit.

Në diskutim nuk janë as katër kryetarët e komunave, as zgjedhjet e reja në veri. Loja është më e madhe. Në perëndim duket se ka një konsensus të përgjithshëm, për të përkëdhelur regjimin e Vuçiçit duke dashur t’a ndajnë nga aleanca me Kremlinin. E në këtë kontekst e sakrifikuara riskon të jetë Kosova. Kështu marëveshja e fund marsit, e arritur në Bruksel dhe harta e saj e rrugës e përcaktuar në Ohër, po reduktohen vetëm në një ultimatum drejtuar Albin Kurtit: prano Asocacionin e komunave me shumicë serbe. Premtimet e një dakordësie, ku njëra pikë nuk mund të kondicjonojë tjetrën dhe deklarata se asnjë nen i marëveshjes nuk ka prioritet përballë tjetrit janë harruar. Deklaratat e Vuçiçit se do realizojë vetëm ato pika që i interesojnë Serbisë janë injoruar. Filozofia e negociatave po ravijëzohet në një drejtim: gjërat regullohen po u tërhoq Prishtina dhe po u thye Albini. 

Në këtë lojë, për të cilën sot ka një konsensus më të gjërë ndërkombëtar se kurrë më parë, kanë qenë të angazhuar prej kohësh Fondacioni Soros dhe Edi Rama. Përtej klisheve konspirative me interesa sekrete, tradhëtarë apo të shitur, në optikën e tyre realpolitike ka qenë gjithmonë ideja se ky rajon paqtohet, duke i bërë koncesione Serbisë. Pikërisht për këtë edhe Rama edhe Soros kanë mbështetur pa rezerva projekte të nisura në Beograd. Ata fillimisht i’u bashkuan idesë të ndryshimit të kufijve dhe ndarjes të Kosovës, pastaj mini Shengenit apo Open Balkan-it, ashtu sikurse janë bërë sot partizanë të asocacionit, duke gjetur edhe draft zgjidhje për të. 

Bill Klinton thirret në Tiranë kundër Albin Kurtit: Ndal marrëzinë në veri të Kosovës! 

Albin Kurti i përket një shkolle dhe filozovie tjetër politike, që është shumë e fortë edhe në Zagreb, Sarajevë apo Podgoricë. Ai mendon se sa më shumë ti hapet oreksi Serbisë, aq më të rezikuar janë fqinjët e saj. 

Këto dy mendësi po mbizotërojnë sot duke determinuar edhe debatet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Fatkeqësisht për momentin, duhet pranuar se, obsioni që mbron Tirana dhe jo ai që kërkon Prishtina, po fiton më shumë popullaritet në perëndim. 

E në këtë kuadër duhet parë edhe zbarkimi i ish presidentit amerikan në Tiranë. Vizita e tij u sponsorizua dhe u organizua nga ata që besojnë se qëllimet e mira të harmonisë dhe bashkëjetesës arrihen përmes koncesioneve që i duhen bërë Beogradit. Kjo është e drejta e tyre. Por ama, pavarësisht se në veshët tonë ende ushton pesha e epiteteve që përdori në derën e kryeministrisë, njeriu që dikur urdhëroi çlirimin e Kosovës, mendjet e kthjellëta dhe jo përtace duhet të ngrejnë edhe dyshimin: cili qe qëllimi i tyre. Dhe për të arritur në konkluzione të drejta, ne nuk mund ta mjaftohemi duke shtruar pyetjen se kush personalitet po i ushtron presion Albin Kurtit, por se me ç’qëllim po e bën këtë gjë. 

Dhe duke ditur se mikpritësi dhe financuesi i vizitës të Klintonit e kanë tashmë të afishuar obsionin e tyre, qëllimi i vërtetë i vizitës së Klintonit është më lehtësisht i kuptueshëm.

©Lapsi.al

 



26 Comments

  1. Po fjete me qenin
    Zgjohesh me pleshta…
    Po Ca statusi social o Bushat???
    Me thonjepaprerin skizofren dhe me mozin xhelatin e sigurimit dhe baxhellot me sifilis e gonorrea te haremit te rambushtres nuk ka ku vete me poshte njeriu.
    Billi morí lekat dhe iku
    Mire beri.
    Njesoje si Bleri qe ndihmon satrapet ne vende-popuj te afrikes qe te mjerojne sklleverit e tyre me pasqyra e parfume dhe u marrin ar argjend e diamante.
    Ska faje ky jevgu yne me shpuren e tije bastarde.
    Faje kane pragqiret qe i japin voten.

    1. O Andi! Ti veprat e shokut Hysni dhe të shokut Enver i ke lexuar.
      Por lexo se çfarë shkruan sot Kreshnik Spahiu.
      Albin Kurti është shkolluar me dollarët e Sorosit.
      Pra Albini është në bandën e Sorosit.
      Njëjtë Sorosi ka financuar edhe shkollimin e Lulëzim Bashës dhe Argita Berishës.
      Po atëherë Sorosi ishte i mirë dhe pritej në zyrë nga Sali Berisha.

      1. Akoma Kreshnik Spahiun beson ti? Sa naiv qenke. Ai eshte profiter,perfitues jo vetem i parave.Simboli i korrupsionit .dhe me leke qofte te korrupsionit, qofte te lekeve qe ka perfitu duke u hequr si patriot(shumicen bile nga shqipare nga Kosova,kryesisht ne emigrim), tani jeton si parazit,nje jete luksi atje ne Bruksel a Gjermani ku jeton ky sharlatan? Kreshnik Spahiu, beri thirrje qe shqiptaret mos te regjistrojne gjuhen ne census,si rrjedhim rezultati doli qe vetem 80% ne Shqiperi kane si gjuhe gjuhen shqipe. Pra merite e Kreshnikut qe cilido i huaj qe lexon statistikat,mendon se ne Shqiperi kemi 20% minoritete. Kreshniku e vazhdoi antikombtarizmin e tij, kur i ndau shqiptaret me origjine nga Kosova, te lindur e rritur ne Shqiperi, nga shqiptaret e tjere vendas, sepse mendonte qe keta 100 000 “kosovare”(se i kishte bere llogarite elektorale mire Kreshnik profiteri) do votonin ate (se Kreshniku hiqej si me origjine nga Prizreni,por “cuditerisht” ska tregu kurre a ishte shqiptar Prizreni apo nga komuniteti turk ne Prizren).Ja pra sa percares eshte Kreshniku, Kurse tani Kreshniku gezohej si nje 5vjecar,qe Clintoni ka zgjedh Tiranen dhe jo Prishtinen,qe Procesi i Berlinit zgjodhi Tiranen dhe jo Prishtinen si mikpritese (a thua se jane dy kryeqytete armike e jo vellezer).Shtetasit Kreshnik Spahiu qe hiqej si trim, iu desh vetem nje shpulle nga nje shok i Shullazit,dhe ia mbathi per te mos u kthyer me(shyqyr).Thone se shiti partine ne miliona euro,nuk ua la atyre qe e mbeshteten dhe i shfrytezoi(anetareve te partise).Ky eshte KRESHNIKU.Per fat te keq per aq kohe sa lexojme, ftojme ne studio, u japim klikime,e degjojme percaresit antishqiptare si Mero, FrrokCupi,Kreshnik, Miliam, Kimete Be.,vetem i bejme keq vetes.

        1. I besoj dokumentave te paraqitura.
          Shkrimi mbetet, llafet i mer era.
          Dikush të kishte bërë një pyetje, po nuk i je përgjigj.
          – Çfarë ndodh në Kosovë, nëse SHBA-ve ju soset durimi e largohen pi Kosove.
          Sepse Albini e ka deklaruar, siç thotë Kimete Berisha, se jam kundër luftës dhe nuk preki armë me dorë.
          Albini për 3 orë shkon në Suedi, se është shtetas suedez.

          1. Sdua te ze shume hapesire ne kete faqe pasi kisha komentu edhe 2 here por pergjigje do m’duhet te t’kthej.A e kupton cfare lloggjike po perdor?Dmth une (Rama)ose Rama im(se duket qe je nga stafi i tij) eshte me Sorros(qe eshte zgjedhja e tij,dhe spo e gjykoj per kete)po ska gje ,te pakten ta baltos edhe Albinin .Le te jete Rama i keq(ska gje se prape e votojne) por te jete edhe Albini.. Dhe eshte mendimi im personal e ndoshta po ia fus kot,por a eshte fakt qe u tentu te luftohej Albini pardje (edhe) nga Soros?A eshte fakt qe Albini po refuzon planet qe perpilon (edhe) Soros(si OpenBallkan psh),se perndryshe sdo kishim keto kriza me nderkombateret? Tani,sipas meje,qe e takon, sa per respekt (per te mos e refuzu e per te mos e bere nje armik me shume ndaj Kosoves)sdmth qe u be me Soros,e te beje cka i thote ai e kushdo tjeter….SHBA nuk largohet nga Kosova.Edhe po u largu do largohet pas shume vitesh.e deri atehere FSK shpartallon edhe dhjetera mijera ruse e wagnerista po qe nevoja(po i erdhen ne ndihme Serbise))e jo me nje Serbi.Albini ska pse ik as ne Suedi as ne Norvegji.Ska ik as ne kohen e Millosheviqit, e do ikka tash?!Lere mos ia shto fansat asaj Kimetes,se ajo vetem per te shtu fansat dhe per t’gjet ndonej burre mundohet te beje interesante e ben hartime qe terheqin vemendjen e Meros,per t’ia publiku.

          2. Eu Nul bre…qenke lodhe shume per me shkru gjithcka palidhje e te pasakte. Gjynah po me vjen prej teje.

      2. Kreshnik Spahiu, një dështak që mori misionin anti-PD dhe krijoi Lëvizjen Kuq e Zi, por shqiptarët e kuptuan shpejt dhe e lanë në zi, nuk është shqiptar e jo më kosovar, siç pretendon.

        Paguhet për ato që thotë e shkruan e jo si jurist, ndaj habitem kur e shoh në ekran apo që paska njerëz që e citojnë !!!

    2. “Kështu marëveshja e fund marsit, e arritur në Bruksel dhe harta e saj e rrugës e përcaktuar në Ohër, po reduktohen vetëm në një ultimatum drejtuar Albin Kurtit: prano Asocacionin e komunave me shumicë serbe.”

      Me fjalë më të thjeshta, një dështim spektakular i politikave të Albin Kurtit. Me liderë të tillë, kush ka nevojë për armiq e tradhëtarë.

    3. Bushati ka të drejtë por gabon në fillim kur i jep aq rëndësi Bill Clinton, ai dhe gruaja e tij janë akuzuar në SHBA që përdor fondet e fondacionit Klinton (ku i kanë ardhur donacione nga shtete si psh Arabia Saudite gjatë kohës kur Hillary ishte sekretare e shtetit) për udhëtime turistike me ‘first class’ dhe qëndrime në hotele luksoze. Plus lidhjet e tij dhe udhëtimet me avionin privat të pedofilit Epstein. Kështu ai është në shërbim të atyre që e paguajnë me shumë. Edhe në qështjen e Kosovës jam shumë.i sigurtë që nuk di ( dhe as nuk i intereson se çfarë ka ndodhur dhe si). I kanë dhënë nja dy fjali që duhet të thotë dhe kaq.

    4. Votat ? Mos na bej te 10sim breket mga e qeshmja. Sorra me lakej, zgjedhje elektorale me vota, i perdorin per qorrat qe ju besojn. Perndryshe sistemi drejtohet de fakto ne rang global nga sorrat e Forumit Ekonomik Nderkombetar dhe qeverite e kombeve i kane per dordoleca te Dhjerokracise.

  2. Ata që ishin në darkën për Presidentin Clinton, të mos i gëzohen shumë “statusit të ri social”, se siç thotë Shefqet Musaraj tek “Epopeja e Ballit Kombetar”, në Shqipëri “ngrysesh piperkë dhe gdhin patllixhan”…

  3. me pak fjalë, pas Berishës, Sorosi ka nisur një fushatë kundër Albin Kurtit.

    Por si është e vërteta?

    “Albin Kurti është politikani i vetëm në Kosovë që iu financua shkollimi nga Soros dhe që mban lidhjet më shumë se çdo lider tjetër me babain dhe të birin.

    Soros e quan Albin Kurtin: “Nxënës shembullor”

    Mos na e shisni për anti-Soros, se bëheni qesharak”Bushat ti je ne dijeni qe Albini eshte i Sorosit

    1. I ka ndrruar Sorros objektivat, tani Sorra drejton literalisht boten dhe do me pas qeverite nen hyqem. Albini s’esht hyzmeqar i Sorres kur vjen puna per ceshtjen kombetare. Ky esht ndryshimi. Pasi Kosova te jete njohit 100% boterisht ateher flasim per nxenesin e Sorres Albin Kurti .

  4. Po e vertete qe Clinton nuk tha pothuajse asgje te keqe kunder Kurtit,megjithe financimin e vizites, mikpritjen, dekorimin dhe duket qe ne vetvete zhgenjeu pritshmerite e disave qe prisnin fjalet me te renda ndaj Kurtit nga ai. Analistet, duhet te shqetesoheshin se kush e keqinformoi Clinton se serbet skane te drejta ne veri, e aq me pak te drejta fetare? E jo ta bejne te modes ta propagandojne edhe vete kete fakt te pavertete, se gjoja te drejtat e serbeve po ua rrezikojme,ne plangprishesit kosovare.Po s’keni turp more ,a harruat qe edhe pas luftes megjithese serbet i kishin duart me gjak, nuk u hakmorrem, nuk vrame qofte dhe nje grua apo femije serb, e as nuk i perzume. Kjo,dikur, do me dukej vetem propagande serbe,qe fatkeqesisht nuk di si i paska shku ne vesh Clintonit, dhe shpresoj qe te pakten kjo melodi e njejte propgande nga analistet tane , te jete dirixhu vetem nga Sorrosi, e jo edhe nga serbet.Besoj se e para,duke marre parasysh qe po ofendohen kaq shume keta,kur u thuhet qe Sorros financoi kete vizite. Bile keta ofendohen e shqetesohen edhe pse Bushati e Lapsi,mbron Kurtin e Kosoven.(se ngeli Mero duke lexu e komentu me shume te Lapsi se tek Tema,e pastaj thumbon atje nga ai WC portali i tij.Meqe ra fjala, O Mero mos u gezo se sanksioent e BE do shkrihen,Jane te perkohshme mor djale,prandaj merre lehte.Ore ty tu shtofte inati,por po demton shendetin,se Albinin e kemi edhe shume vite,sna e rrezon dot ti nga kolibe_Tema jote,dhe askush tjeter qe duke shpif per Albinin ka vendos te behet i urryer nga Kosova). Dhe e fundit,po dalin edhe te tjere ,qe thone Kurti dore e Sorros, dhe do ndaje veriun.A ra kjo propagande pikerisht pardje?Prandaj lerini keto propgaandra se eshte turp.mos u beni si Mero. Shqiptaria ska nevoje per me shume Mero.se po na tepron e helmon Mero me antishqiptarizmin e tij percares prej vitesh.

  5. dënon me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë përçarëse dhe të rrezikshme dhe konfliktndjellëse të Edi Ramës” tha ai.

    Teksa ka ‘harruar’ se SHBA e ka shpallur person ‘non grata’ familjarisht Berishen, lideri i Rithemelimit, me sa duket eshte shume i pezmatuar per turin e Rames ne rajon per samitin e Berlinit qe zhvillohet ne tetor ne Tirane

    1. ShBA se bashku me Edi Ramen dhe UCK do ja shpartallojne sumen ariut rus,kinez edhe krejt klyshve rusokinez qe mbeshtesnin millosheviqin.

  6. “Vilë 3 mln euro apo orë 30 mijë euro…”/ Hoxha: Mos u besoni gazetarëve e analistëve që lëvizin me ‘Range Rover’ apo makinë 150 mijë euro

  7. Andi, nuk dij ku e ke marre perkthimin e fjalimit te Klinton, por e ke gabim. Klinton nuk e ka thene kete qe po e thua ketu. E solli Rama per t i bere presion Kurtit, po, por jeni duke e shtjelluar perkthimin jo te sakte te fjalimit te tij ketu.

  8. Zonja Osmani tashmë është në linjë të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe mund të çojë vendin në zgjedhje në mënyrë që të mos lejojë një konfrontim të hapur të qeverisë aktuale në raport me faktorin ndërkombëtarë për ndonjë veprim të caktuar në pjesën veriore

  9. “Le coup de maître”…. po aq sa vete reputacioni i te ftuarit : pasi plasi skandali Levinski, ky i fundit u ngrit pertej detyres dhe bombardoi Serbine. Por edhe Kosova, nuk eshte se perfitoi si shqiptare etnike, por se perpara Kosoves shtrihej e pergjakur e pakryera ne Bosnje. Nje e pakryer ende ne zhvillim. Klinton pra duke kritikuar Kosoven sot ben autokritike per vendimet e veta. Nuk mund te merremi me pishmane apo lojra sorrash.

    Sa i takon ç’lidhjes me Rusine permes Serbise: Asociacioni monoetnik nuk eshte model i suksesshem ne rajon. Shikoni Bosnjen ne piken e atomizimit. Te kembengukesh ne kete lloj privilegji do te thote jo t’i shkepusesh lidhjet me Rusine, por t’i sterhollosh ato. Dhe kjo eshte loja e dyfishte e sherbimeve sekrete per te lene nje dritare hapur.

    Keshtu, Kurti ketu me ben krenar(e). Sepse po tregohet shtetar. Asnje gabim nuk ka perveç se guximit ne vetesakrifikim. Imagjinoni stresin, peshen e vendimeve te deritanishme. Shikoni si po zbythen nje nga nje te gjithe.

    E verteta, fillimisht perçmohet, pastaj sulmohet, derisa ne fund behet norme. Uroj qe Albini te behet prijes te na çliroje edhe nga kolonializmi. Uroj te vazhdoje te rrije po kaq i lire sa t’u behen kaçurrel nervat e te gjithe atyre te burgosun shpirterisht.

  10. Faleminderit”, thuhet në letrën e Berishës, të cilën pretendon se ia ka dërguar SHBA-së, BE-së dhe NATO-s.

    Berisha kërkon të bëhet faktor duke dërguar letra publike, por me damkën e “non gratës” që ka, vetëm Çim Peka mund ta marrë seriozisht.Nje super cecen kosoKari i salihut te albinit

  11. pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

    Në këtë pjesë të deklaratës thuhet se: “Kosova [shpallet] një Republikë demokratike, laike dhe multietnike, e udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse”.Kur Ceceni te jep mend,Kombi eshte ne rrezik kombetar.

  12. Rama dhe qeveria u ka “ndarë” përfitime të mëdha financiare, përfshirë edhe një resort dhe një kullë 64 kate në Tiranë, njerëzve pranë Berishës dhe të birit të tij Shkëlzenit, në mënyrë që ata të jenë të kënaqur, të vazhdojnë qëndrimin në opozitë dhe kështu të sigurojnë qëndrimin e përhershëm të Ramës në pushtet.

  13. Neritan Ceka rrëfen si i shpëtoi atentatit nga njerëzit e Berishës: Pistoletën ma vunë mbrapa koke, dëgjova një krismë

  14. Ishte data 29 qershor i këtij viti kur “me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, rendit kushtetues, stabilitetit si dhe mbrojtjes së interesave shtetërore”, Qeveria e Kosovës mori vendim për shpalljen e “Civilna Zastita” si organizatë terroriste, por vetëm pak ditë më pas anëtarëve të saj u dolën pagat nga Qeveria e Kosovës, njëjtë siç u dalin tash e sa vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *