• |
ide | kryesore

Diploma peng/ Si po i izolon qeveria mjekët e rinj

Arkiva, Kryesore, Lajme
mjekët studentet ne proteste



Nën diktaturë i rrethonin kufijtë me tela me gjemba për të penguar arratisjet jashtë vendit. Nën qeverisjen e socialistëve, mjekët e rinj po izolohen nëpërmjet një ligji të posaçëm për të qëndruar brenda vendit.

Socialistët e futën me procedurë të përshpejtuar në kuvend projektligjin që mban peng deri në 5 vjet të sapodiplomuarit e mjekësisë. Nëse nuk punojnë, mjekët nuk marrin diplomën. Rrjedhimisht nuk fillojnë dot punë në asnjë nga vendet e Bashkimit Europian. Gjermania është shndërruar prej vitesh në destinacionin joshës për bluzat e bardha, ndaj ligji shqiptar synon ta frenojë ikjen e tyre.

Kur prezantoi projektligjin që izolon mjekët e rinj, kryeministri Rama e trajtoi shansin për të studiuar si një të mirë që shteti ta mundëson falë taksave të shqiptarëve. Në këtë rast, sipas tij, shqiptarët kanë të drejtë të kenë shërbim mjekësor në këmbim të taksave.

Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur me detyrimin e çdo shteti për t’u kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe me të drejtën e çdo qytetari për të pasur kujdes shëndetësor” tha Rama kur prezantoi projekt-ligjin e ri.

“Për këtë paguan populli shqiptar taksa. Nuk paguan populli shqiptar taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar, të ikin që në ditën e parë” arsyetoi kryeministri.

Por studentët e mjekësisë nuk janë dakort. Disa dhjetëra prej tyre protestuan para parlamentit. “Ty s’ta mbajtën diplomën Z.Rama. Apo nuk ju deshe?” shkruhej në pankarta.

Protesta e studenteve perballe parlamentit

Ligji i ri për studentët e mjekësisë

Projektligji i ri parashikon një marrëveshje, sipas së cilës studentët e mjekësisë duhet të punojnë deri në 5 vite në vend pasi të kenë mbaruar universitetin nëse duan të pajisen me diplomë. “Trajtimi i veçantë” prek jo vetëm studentët e rinj, por dhe ata që janë aktualisht duke ndjekur studimet.

“Pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare” thuhet në projektligj.

Studentët që tani janë në vitin e dytë, të tretë dhe të katërt duhet të punojnë deri 3 vjet në sektorin publik apo atë privat. Studentët që janë aktualisht në vitin e pestë ose të gjashtë, punësimi brenda vendit limitohet deri në 2 vite.

Lexo edhe: Kush po i përze shqiptarët nga vendi

Lexo edhe: Shqipëria po zbrazet, Rama: Edhe në Angli fshatrat po zbrazen

Synimi është që të zbutet disi goditja që ka marrë sistemi shëndetësor nga braktisja në masë e mjekëve dhe infermierëve.

Studentet e mjekesise perballe parlamentit

Dështimi i qeverisë përballë shpopullimit

Hartimi i një ligji që izolon me forcë një komunitet të caktuar profesionistësh është edhe dëshmi se qeveria e ka pranuar se fenomeni i shpopullimit nuk mund të shpërfillet më. Deri në vitin 2018, kur azilkërkuesit shqiptarë konsideroheshin shqetësim serioz për vende si Franca apo Hollanda, kryeministri Rama e mohonte fenomenin.

“Shqiptarët nuk janë azilkërkues, janë emigrantë që kërkojnë punë. Shqiptarët janë europianë që shkojnë në Europë për punë, njësoj siç shkojnë polakë, bullgarë etj, etj” shprehej Rama në një deklaratë për Top Story në vitin 2018.

Rama ne asamblene e PS
Rama duke folur në asamblenë e PS

Me kalimin e viteve, kur shpopullimi po prekte thuajse të gjitha fushat e ekonomisë, Rama tentoi ta luftonte me propagandë.

“Që shqiptarët do të ikin dhe do të kthehen do të ikin është normale pasi kemi dalë nga bunkeri i komunizmit por që ekuilibri të jetë më i qëndrueshëm kërkon që ne të vazhdojmë të bëjmë ato që kemi bërë këto vite” u thoshte socialistëve në një nga mbledhjet e partisë në vitin 2020.

Në fushatën e vitit 2021, kreu i qeverisë tentoi ta mbulojë me premtime të rreme, si ai për t’i ofruar nga 5 mijë euro çdo emigrant që kthehej në Shqipëri dhe niste biznesin e bujtinave.

“Ne do i japim 5 mijë euro çdo djali, çdo vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agro-turizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punë për dikë tjetër atje në emigracion. Do i bëjmë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, pa i kërkuar llogari se nëse i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut”, thoshte Rama në fushatën e vitit 2021.

Tani në vitin 2023 kur dita-ditës po bëhet e vështirë të gjesh profesionistë për shkak të emigrimit masiv, kryeministri i kërkoi biznesit të ngrejë pagat.

“Kjo që po ndihet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që dje ishte problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme” shprehet ai në 2023.

Në reagimet e kryeministrit mund të gjesh shpërfillje, justifikime, premtime dhe kërkesa për të tjerët, por nuk ka asnjë deklaratë ku të pranohet përgjegjësia e qeverisë. Sepse mjekët nuk largohen thjesht për para. Në Gjermani, apo vende të tjera të Bashkimit Europian ata gjejnë një standart tjetër jetese, që garantohet nga një qeverisje më e përgjegjshme dhe më pak e korruptuar se në Shqipëri./Lapsi.al



24 Comments

  1. Njerez qe diktaturen e kane mw te degjuar neper kafene perpiqen te justifikojne idete e tyre.
    Tani nuk jemi ne diktature,as ne socializem.jemi ne kapitalizem. Ne se deshironi te keni nje sherbim duhet me pare te paguani.
    Ku i gjetet ne kapitalizem keto shkolla qyl , we pasi kene ngrene e dhjera doni te ikni dhe pa paguar! Kush do paguaj per shkollimin tuaj? Pse patatet domatet etje qe eksportohen nuk jua jep pronari pa paguar? Nuk keni asnje gje mangut bile me keq nga mentaliteti socialisto komunist. S ka kufi,.s ka tela , mbathjani sapo te keni paguar borxhet
    .

    1. I dashur student.Jetoj në Itali prej 25 vitesh.Dhe këtu ka një problem për mjekë të rinj që të punojnë por si pengon kush të punojnë jashtë Italisë.Aq nevojë kanë sa nuk po dalin në pension mjekët e vjetër.Nuk la ligj që t’i mbajnë në Itali dhe e ka fjalën për fakultetet e mjekësisë në universitet publike,ku ka studentë që marrin dhe bursa të plota. Pra nuk paguajnë asnjë lirë për studimet e tyre.Dhe këtu është kapitalizëm por nuk ka diktaturë.Ne Shqipëri ka diktaturë që prodhon ligje të tilla!!!

          1. E di ore e di, por ti e perktheve shprehjen ne Shqip dhe rrjedhimisht duhet ta pershtasje per Shqipetaret e thjeshte, jo te gjithe e dine ca eshte Lira. AS jane iniciale, nuk ka te bej fare me ate qe mendon ti.

      1. Italia ja lejon vetes, se ka fonde dhe rezurse shume me te medha. Shqiperia e varfer nuk ka rezurse dhe ben shume me teper sakrifica.. Ndaj rri rehat e futi nga nje pjate makarona

  2. Italiano.
    Te kuptoj. Po nuk je as italia, as gjermania ,dhe ose e di dge ti kete(prandaj ke ike) qe te prodhojme qyl per ju. Italiane gjermania e kane kete luks. Boll prodhuam bunkere per tu mbrojtur nga armiqte, tani u dashka prodhuar mjeke jo per vete por per miqte tane.
    Per vete ne do punojme ndonje dite o italiano.
    Nuk ke kundershtim te te cojme ndonje da qylta hash .
    Kush e ka shkruar o mndje

    Shqipetar mos rri po duku …… mjafte punove per te tjere o fat keq, kujto vendin ku ke lere e ku heq,

  3. Çudi e madhe me palloshin , sapo mllokoi dipllomat u hap nje fakultet privat i mjekesise . Te jete koiçidence valle ?
    Hulumtoni pak o gazetar se palloshi nuk i le gjerat qe te bien kot ne toke .

    1. O Arb asgjë është koincidencë. Eshtë plan i mirëmenduar.Rama s’është gjë veçse një pazarxhi dhe antishqiptar.

      1. O Pensionisti o koqe kanari po kaq idjot dhe injorant je po mir more tru shkulur ne Shqiptaret me taksat tona do prodhjim mjek për Shqiperin apo mjek për Gjermanin e di more idjot po nuk u moren keto masa mbas gjsht vitesh do ngelemi pa mjek apo ska problem per ty mjfton ti besh tifo sali non grades

  4. Problemi eshte shume i thjeshte, ne Demokraci vendos shumica dhe shumica e Shqipetareve jane mese dakort me kete vendim.
    Per mua nuk duhet te ishte 5 por 10 vite.
    Por nga ana tjeter qeveria nuk ka te drejte ti mbaj peng njerezit ne kete menyre dhe duhet gjetur e mesme.
    Per mendimin tim duhet te lejohen mjeket e rinj qe nese duan mund ta marin direkt diplomen dhe te ikin ku te duan, me kusht qe te paguajne shkollen 150% te kostos.

    1. Por kur shumica na ka çuar prapa si në kohën e Enverit atëherë jemi në neodiktaturë të shumicës që në fakt është Edviniste.

      1. Car je tu thene, duket qe nuk ja ke haberin fare atyre qe thu, shkon dhe fut Enverin vend e pa vend.
        Sa per dijeni shkolla falas eshte politike e Majte.
        Une per vete kam mendime paksa te Djathta, une mendoj qe shkolla duhet te jete me lek, duhet ta paguash. Kush nuk ka te paguaje Shteti ti japi kredi afatgjate pa norma shtese interesi vetem me Euribor.

      2. O Gimi ti je nje kokerr injoranti po te ngeli Shqiperia pa mjek pastaj apo ska gale per ty mjafton ti besh tifo sali non grades kjo ka rendesi per ty

    2. O budallenjtë që quani Flori çdo gafë të Ramës!
      Si punoka mjeku pa diplomë ore?
      E viziton fëmijën ti tek një çunak pa diplomë që vetëshpallet mjek!!??
      Mbylle Fakultetin e Mjeksisë, të gjithë te privati….

      1. O Kapo Myftari o injorant po ato nuk do punojin ditekt ne pozicjonin mjek por astistent ne fillim kur te terheqin diplomen dhe lishencen ather po prandaji mos fol broqkulla

  5. Shqipëria nuk është Italia apo Gjermania dhe as trashëgoi ekonomi, pasuri e universitete, ndaj na duhet të kuptojmë kush jemi e jo të matemi me hijen e mëngjesit.

    Asnjë komb nuk u ndërtua me largimin e popullsisë dhe nëse duam ta ruajmë Shqipërinë , ndonese te hidhura, pak sakrifica kerkohen nga çdo shqiptar dhe para së gjithash ndërgjegjësim qytetar.

  6. Nuk eshte vetem paga e ulet qe i detyron studentet dhe gjithe te tjeret te largohen. Mjedisi mbytes ne administrate, arroganca e padurueshme e pjeses se politizuar, pamundesia per t’u rritur sic duhet profesionalisht, jane disa nga arsyet kryesore. Padyshim qe Shqiperia ka nevoje per mjeke, po jam kurioze pasi po permenden shumne taksat e shqiptareve, ndaj shtroj pyetjen, sa nga keto taksa shkojne ne rritjen e cilesise se mesimdhenies, cila eshte biblioteka universitare, a ka nje te tille online, ku jane laboratoret, po tekstet a jane te perditesuara me te rejat e fundit te zhvillimeve ne fushen perkatese? E nisim diskutimin nga ketu e pastaj flasim per taksat e shqyra te shqiptareve qe kushedi ku perfundojne.

  7. pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

    Në këtë pjesë të deklaratës thuhet se: “Kosova [shpallet] një Republikë demokratike, laike dhe multietnike, e udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse”.

  8. Te gjitha jane zbatuar dhe serbet nuk paguanin nder vite as enegjine elektrke qe harxhoin, vec favore e si asnje pakice etnike ne Europe.

    Kosova e pavarur ka zhvilluar zgjedhjet me te ndershme e demokratike ne rajon, ndaj serbeve u mbeti si arme per zgjedhjet lokale vetem bojkoti…

    Tani duan qiqra ne hell.

  9. Rama dhe qeveria u ka “ndarë” përfitime të mëdha financiare, përfshirë edhe një resort dhe një kullë 64 kate në Tiranë, njerëzve pranë Berishës dhe të birit të tij Shkëlzenit, në mënyrë që ata të jenë të kënaqur, të vazhdojnë qëndrimin në opozitë dhe kështu të sigurojnë qëndrimin e përhershëm të Ramës në pushtet.

    1. Në këtë pjesë të deklaratës thuhet se: “Kosova [shpallet] një Republikë demokratike, laike dhe multietnike, e udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse”.

  10. Neritan Ceka rrëfen si i shpëtoi atentatit nga njerëzit e Berishës: Pistoletën ma vunë mbrapa koke, dëgjova një krismë

  11. O Stundet te mjeksise ju e treguat surratin tuaj që jeni mostra injorant lluma te pa fytyre dhe tradhetar po mir more mos mirnjohes te beni studimet falas te paguheni me bursa sa paga minimale nga taksat e Shqiptareve dhe ne fund te mos i sherbeni fare vendit tuaj por direkt ne Gjermani turp tju qofte nese doni te beheni mjek per Gjermanin Shporruni dhe beni universitetin ne Gjermani me te ardhurat tuaj jo ta beni universitetin ne Shqiperi falas dhe me bursa sa paga minimale me taksat e Shqiptareve dhe pastaji te kercisni dhe te ikini kesaj i thon kalova lumin dhe te dhjefsha kalin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *