• |
ide | kryesore

Dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Gjermani, arrestohen 7 persona

Lajme, Planet



Shtatë persona janë arrestuar në Gjermani, në shtetin perëndimor të Rhine-Vestfalisë, nën dyshimin për terrorizëm. Sipas prokurorëve, të arrestuarit dyshohet se themeluan një grup terrorist në Gjermani ndërsa jepnin mbështetje për Shteti Islamik. Ata kanë hyrë në Gjermani pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Zyra e prokurorit federal në Karlsruhe tha se një nga të dyshuarit ishte nga Turkmenistani, një nga Kirgizistani dhe pesë nga Taxhikistani. Prokurorët thonë se qëllimi i të dyshuarve ishte të kryenin “sulme të profilit të lartë në Gjermani,” duke identifikuar tashmë objektivat ndërsa përpiqeshin të blinin armë.

6 prej tyre “kishin mbledhur para për IS që nga prilli 2022,” thanë prokurorët, duke shtuar se të dyshuarit kishin dërguar në mënyrë të përsëritur para në organizatën terroriste jashtë vendit. Në maj, policia gjermane bastisi një rrjet të dyshuar financimi të IS-it, duke bërë katër arrestime në disa vende të Gjermanisë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *