• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani përcjell Edi Ramën me një mesazh formal bashkëpunimi

Arkiva, Lajme, Të fundit
edi rama vjosa osmani



Derën e zyrës së Albin Kurtit në godinën e kryeministrisë në Prishtinë, Rama e gjeti mbyllur, ndaj i është dashur të mjaftohet me një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit pati zemërgjerësinë të mos i përgjigjet Ramës me të njëjtën arrogancë që ai shfaqi në Tiranë dhe pas takimit e ka përcjellë me një mesazh të thatë.

“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike” shkruan Osmani në rrjetet sociale pas takimit me Ramën.

Kjo vizitë e Ramës në Kosovë është e paprecedent, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që mes dy kryeministrave të Kosovës dhe të Shqipërisë të mos ketë takim megjithëse ka një vizitë në vendin tjetër. Një ditë më parë, Albin Kurti e kushtëzoi takimin me Ramën në formatin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku edhe do të firmoseshin 13 marrëveshje. Më herët, Rama kishte anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që ishte planifikuar të zhvillohej në Gjakovë.

https://lapsi.al/2023/07/05/andi-bushati-klinton-iku-lobimi-kunder-albinit-vazhdon/



4 Comments

  1. E dhjerë me stil

    Rame ste pjerdh kush

    Burime thonë që sorros ka kërku takimin diplomatëve dhe hovenieri ia ka kërku osmanit me ngulm
    Kjo e takoi sa me i bo qejfin hovenierit dhe i futi një koment të thate fare që perkthehet
    Ik qiu kllon !

  2. Ja dhjeu keq Kurti, po Kurti eshte tamam nga ata: edhe bar do ham e parimet nuk i shkelim. Se di nese e ben vertet me bindje apo eshte ka stategji thjesht per pushtet. Nejse, vec koha do e tregoj nese kjo linj do sjell te mira apo te keqija per qytetaret e vet.

    1. Kur të bjeri ndonjë tërmet tjetër në shqipëri Kurti të sjell gjysmën e ushtrisë për ndihmë.Ç’do thotë rama pastaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *