• |
ide | kryesore

Turi ballkanik/ Tre enigmat e vizitës së Ramës në Prishtinë

Arkiva, Kryesore, Lajme
Edi Rama Albin Kurti ne konference



Që në parathënie kuptohej se vizita e Ramës në Prishtinë do të qe një dështim. Në raportin mes tij dhe Albin Kurtit ka një ngërç që Rama po bën çmos ta shkrijë pa ia arritur qëllimit. Në mbrëmje vonë, kur fliste në Klan Kosova, Rama e krahasoi atë me një “Xhulietë indiferente” që as në rininë e tij nuk i ishte dashur të lodhej kaq shumë. “Përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht” tha Rama për Kurtin, “është njëlloj si t’i shkruash televizorit dhe ai të përgjigjet”.

Prandaj në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, kanë mbetur pas disa enigma që kanë të bëjnë jo vetëm me mungesën e komunikimit me Kurtin, por edhe për qëllimet e vërteta të vizitës.

Lexo edhe: Turi ballkanik/ Rama nuk bind më as Kovaçevskin

Enigma e parë, ka të bëjë me arsyet e vërteta të refuzimit të Albin Kurtit për një takim kokë më kokë me Edi Ramën. Preteksti që dha ai në publik ishte se për Procesin e Berlinit ka ende kohë për t’u takuar në muajin Gusht, në Shtator, pse jo edhe në Tetor. Kurti tha se të rëndësishme ishin 13 marrëveshjet që mbanin pezull interesin qytetar, duke lënë të kuptohet se ishte gati të zhvillonte një mbledhje të përbashkët qeverie. Por kur ministrat e Ramës i firmosën shpejt e shpejt dhe i bënë gati, Albin Kurti sërish nuk pranoi takim kokë më kokë.

Njësoj, Kurti kishte refuzuar takim edhe në fillim të këtij muaji, kur Rama plot mllef, anuloi mbledhjen e qeverisë. Dje në Prishtinë, Rama e kujtoi në këtë mënyrë: “Unë kam kërkuar me insistim për disa ditë me radhë nga Albini që të bëjmë një takim paraprak të dy bashkë, sepse kam dashur t’i përcjell disa shqetësime dhe njëkohësisht kam dashur që të lehtësoj pozicionin e Kosovës, gjë që e kam kërkuar nga shefi i diplomacisë Borrell, duke i kërkuar që të shtyjë disa ditë nxjerrjen e masave, në një përpjekje për të kuptuar më mirë situatën, të gjitha palët. Nuk ka qenë e mundur për ta bërë takimin… sepse Albini ka qenë shumë i zënë ka pasur punë të tjera nuk e di”.

Se cila është arsyeja që e pengon Albin Kurtin të takohet me Edi Ramën, kjo mbetet ende e pathënë. As ai, as Rama nuk e tregojnë plotësisht të vërtetën.

Enigma e dytë është biseda mes Edi Ramës dhe kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Në përfundim të takimit, çuditërisht Konjufca foli për propozimin që ka bërë Rama sekret për asosacionin e serbëve të Kosovës. “Ai ka ndarë elemente të Asociacionit e pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo mua më është dukur se në elemente të caktuara të propozimit të Ramës përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës” tha Konjufca.

Mirëpo Rama pretendon se propozimin ia ka dërguar vetëm tre personave, presidentit të Francës, Makron, kancelarit të Gjermanisë, Sholc dhe presidentit të KiE, Sharl Mishel. Pak orë më vonë, Rama mohoi t’ia ketë treguar propozimin e tij Konjufcës.

“Më treguan që Glauku kishte thënë se ka autonomi… nuk e di për çka e ka fjalën, sepse ne nuk folëm fare për draft të Asociacionit. Në dokumentin që ata se kanë lexuar! Këta s’e kanë lexuar! Ku e dinë këta? Apo më shohin mua në portret dhe më lexojnë si në filxhan?” ironizoi Rama.

Deklarata e Konjufcës ngre pikëpyetje mbi qëllimet reale të turit të Ramës në pesë shtete dhe përbën një enigmë ende të pasqaruar për vizitën.

Enigma e tretë ka të bëjë me rolin e Ramës në të gjithë këtë histori. Nuk kuptohet nëse ai u nis në Kosovë për t’i përcjellë Albin Kurtit një mesazh nga Bashkimi Europian, siç tregon dje se kishte një shqetësim nga Borrel? Nuk kuptohet nëse kërkon takim kokë më kokë për t’i përcjellë një mesazh nga Shtetet e Bashkuara, ambasadorin e të cilëve e takoi në Prishtinë? Apo se po fsheh një propozim nga Serbia për asosacionin…

Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë vitet e fundit kanë treguar se ai nuk ka skrupuj të bëhet edhe zëdhënës i projekteve të Serbisë. E ka bërë këtë kur promovoi Ballkanin e Hapur, kur mbështeti tezën e shkëmbimit të territoreve në veri apo edhe tani që propozon një konferencë ndërkombëtare ku Vuçiç dhe Kurti të diskutojnë pikat, për të cilat kanë rënë dakort një herë.

Përkushtimi i Ramës për të folur për propozimin sekret, të hartuar nga ekspertë sekretë është i ngjashëm me përkushtimin që ai shfaqi edhe kur mbronte tezat e sipërpërmendura. Dhe nuk është çudi që sekreti i vërtetë i draft-propozimit, të jetë fakti që ai është hartuar në Beograd./Lapsi.al



6 Comments

  1. Askush nga ne shqiptaret (pervec gjakprishurve,gjakperzierve e te shiturve) sdo imagjinonte e jo me te donte qe te vinte kjo pike,si pasoje e veprimeve te Rames ne shume vite(qe ga vizita e tij e pare ne Serbi). Por absolutisht vendimi i Albinit dje ishte i nevojshem per ti thene Rames e percarsve te tjere, qe cdo gje ka kufi,e sdo durojme pafundesisht. Na bejne si te indinjuuar se pse votoi Albini ne Tirane para disa vitesh, e tani si hakmarrje duhet te bejne cdo gje ndaj Albinit e Kosoves, Rama (dhe kazani i tij mediatik merobazist)?Me falni, po nqs vetem se votoi Albini,(e ne fund te fundit konkuroi me 3 djem te nderuar te Shqiperise,jo”kosovar”,e qe ne fund gjithsesi u preferuan deputet kriminele si Raja e Prenga dhe jo Bojkeni),dhe pame gjithe ate urrejtje ndaj Albinit,(Po ndaj Vjoses qe as nuk vootoi pse? po sikur Albini te kete bere ndaj Shqiperise ato qe beri Rama ndaj Kosoves,cfare do pritkemi?(shkembim territori,vellazerim me serbet, pergojim-tallje e paraqitje te Kosoves si delja e zeze primitive dhe luftenxitese e Ballkanit, draft status qe e ben Asosacionin autonomi territoriale,perca-e sundo te gjithe lidereve shqiptare te Ballkanit qe nga Ali Ahmeti deri tek Shqiperim Arifi per t’ia ysht Kurtit-imagjino po tentojne ta percajne edhe me Vjosen tani !). Pastaj pse bejne sikur nuk e dine mero bazistet dhe patrozhanistet qe i pari e nisi Rama.Anuloi mbledhjen e perbashket qe e kishte nis vete si show (por qe u be produktive per shqiptaretqe prej ardhejs se Albinit)>Na sanksionoi. Europa (qe se kemi as ne gjak) iu desh 30 here t’na paralajmeroi per sanksione,(pra per te mos na dhene qindra milione euro) kurse Rames,iu deshen pak sekonda me arrogance e pa paralajmerim tna sanksiononte,.Per cf’arsye pra na sanksionoi?Cfare i beme Shqiperise qe te ishte e para ne bote qe na sanksionoi?Dhe tani pa pike hipokrizie keta MeroBaziste qe po i hedhin helm ketij kombi prej vitesh, na bejne edhe si te merzitur?E Rama na viktimizohet?Ia tha Konufca,e qe as se paska kuptu, mund tmos e prisnim fare askush.Pra i dhame veq nje mesim.Te reflektoje ai dhe ne vend se te viktimizohet,te disiplinoje patrozhanistet percares, e pse jo edhe t’i fusi ne burg per percarje kombtare qe nga Mero Baze, Vladimir Kosturi e deri tek komentuesi me i fundit qe percan.Vetem keshtu shohim drite para, perndryshe per fat te keq Mero Bazistat e Milam Zezrat po na cojne ne nje pike qe edhe Austria e Gjermania jane me te aferta me njerra tjetren, se sa do na bejne keta Mero Fashiste ne shqiptareve.

  2. Neritan Ceka rrëfen si i shpëtoi atentatit nga njerëzit e Berishës: Pistoletën ma vunë mbrapa koke, dëgjova një krismë

  3. Lapsi i Andit dhe Shkullakut, a e dini nga eshte Shkullaku,nga rjedh etj, dhe komentuesit jane tru shpelare! Urrejtje e vetem urrejtje! Qetesohunu te dashur shqiptare primitive dhe hajdute,prisni te ike Saliu dhe pastaj do te vini ne qeveri me analfabetizmin tuaj! Prisni dhe lutjuni Allahut!

  4. Mos e dhente zoti te rrij gjate k/minister te gjithe lideret vropiane i kane mbyllur dyert doçit, peveç Vupiçit dhe Derrdoganit, te korruptuar dhe keta si ky!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *