• |
ide | kryesore

Ky është anglezi tjetër i arrestuar për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ky është anglezi tjetër i arrestuar për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin



Policia e Shtetit njoftoi se është kapur nga autoritetet angleze edhe autori i fundit i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës. Anglezi Harry Simpson u kap në Londër dhe dyshohet se është i përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit në lokalin e tij më 19 prill. Ai u arrestua në një banesë në Londër me qëllim esktradimin drejt vendin tonë.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar për shtetasin H. S. alias J. S., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas informacioneve në maj gjykata angleze refuzon të arrestojë Harry Simpson, sepse, sipas tyre, nuk krijohej bindja e arsyeshme që të ketë pasur rol në ekzekutimin e biznesmenit nga Lezha. 4 të arrestuarit e tjerë, Edmond Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman, dolën para gjykatës në Londër dhe u përballën me kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tyre.

Për këtë ngjarje mbetet i akuzuar si vrasësi, portugezi Ruben Saravia, që dyshohet se doli nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.

Njoftimi i policisë:

Punë intensive lokalizuese dhe kërkime të kryera në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.

Lokalizohet dhe kapet në një banesë në Londër, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i fundit i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë të strukturave të Policisë së Shtetit, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, si dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, u bë i mundur lokalizimi në një banesë në Londër, kapja dhe arrestimi me qëllim esktradimin, i shtetasit të shpallur në kërkim H. S. alias J. S., 32 vjeç, lindur dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar për shtetasin H. S. alias J. S., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 32-vjeçarit, drejt vendit tonë.



1 Comment

  1. Gjithe Bota ainkep Shtetasit e vet dhe kur bejne krime te renda ndersa qeveria jone Vetem me dyshime dhe pa fakte I dergon si dele Shqiptaret drejte cdo shtet qe kerkohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *