• |
ide | kryesore

Ngjarja me fisin Rraja/ Do shkarkohen drejtuesit në komisariatin e Krujës

Lajme, Të fundit



Takimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka nxitur ndryshime në komisariatin e Krujës. Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku u takuan për rreth 5 orë ditën e sotme.

Gjatë takimit është vendosur që të këtë ndryshime rrënjësore për të gjithë linjën drejtuese të komisariatit. Ai pritet t’i nënshtrohet një hetimi, ndërkohë që paralajmërohen dhe masa ndaj drejtuesve të këtij institucioni. Ata kanë neglizhuar detyrën lidhur me dhunën e ushtruar nga anëtarët e familjes Rraja. Fillimisht ata e fshehën si ngjarje dhe duke tentuar ta kalojnë si një sherr banal.

“Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Drejtues Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati,”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023. Anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.

Shkak është bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës. Ai ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për t’i kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat. Pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.



17 Comments

  1. E pakan hanger edhe keta te rinjte qe do emerohen. Pas gjashte muajsh do shkarkohen.

    Me mire ne tule se ne lule.

  2. Po mire ta marim vesh, ishin punonjesit e policise te cilet keta ridhjersat duan ti largojne qe dhunuan keta kusherijte, apo policia?

  3. Sa I paafte eshte boyfriend I ish girlfriends se Edvin mavijes: do 5 ore te gjej se kush eshte fajtori?????? Factored jeni ju te gjithe qe nga mavija Edvin,ky ministri qe na eshte duke kopjuar ne cdo hap padronin e tij dhe me radhe .uhameti e Tonini,e Rebaniu,Ardi Viu ….. etc

  4. Shteti leshit; ne vend qe te degjoje rrahesit socialists, denon police! Pika edhe nje kyetar fisi afrikan eshte me besueshem se shteti i qenve te ridhjerjes.

  5. I pari per burg eshte koke kungulli Tao mut palla. Si veproi me komisarin Nuhu si ky dhe Ramuti. Atje ne burg ne nje shume me hamshoret ta shpartallojne mire qe te bertase kur hengri shkopin ne 21 janar.
    Ky ka lidhje me gjithe kriminelet.

  6. Si nuk paska faj policia! I gjithe komisariati aty duhen shkarkuar dhe pergjegjesit te ndiqen penalisht per mosreagim dhe fshehje krimi. Eshte bere fushe kruja si me pa filmin Cento giorni a Palermo

  7. Dili edhe ish prekurori Shkelqim Hajdari, babai I sipermarrsit Arber Hajdari u prononcua : eshte ngjarje e rende thote ! Po sa ngjarje te renda kane bere keta malok kriminela dhe ku ishte ky Hajdari?????? LApo e shikon qe u mblodh litari tani dhe hajt te them ndonje fjale ! U pika qe su bie po ju u ka vene perpara ca malok prej kruje qe te gjitheve : prokuror,politikane,deputet me Tao- Taon ne krye!

  8. Pytje, 1- Eshte bere qartesi mbi ngjarjen nga prokuroria?, 2- Eshte ngritur grupi i hetimit mbi deputetin Rraja (eventualisht i eshte kerkuar doreheqja), Eshte nxjerre pergjegjesia ne Polici per parandalimin….
    E fundit duhet te vije shkarkimi i policise. Ata jane viktima, me keq se ata qe u rrahen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *