• |
ide | kryesore

Ministri Sveçla: Qeveria e Kosovës nuk është kundër popullit serb, por projekteve shoviniste të Beogradit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sveçla



Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se ai dhe Qeveria e Kosovës nuk janë kundër popullit serb, por se janë kundër projekteve shoviniste të Serbisë.

Në një intervistë të dhënë më herët për mediat, ku ka folur për situatën e tensionuar në Veri, ai ka thënë se ‘kriminelët’ nuk kanë kombësi.

“Janë ata që duan të portretizojnë aktivitetin e tyre me ngjyra nacionaliste. Tani keni kriminelët më të mëdhenj që janë patriotët më të mëdhenj dhe duhet ta ndalojmë këtë. Kemi nevojë për vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë, për jetë normale”, ka thënë ai.

Është gati një muaj që në Veri ka tension. Serbët lokalë që shpesh herë protestojnë dhunshëm nuk duan shqiptarë në komunat veriore, të cilët erdhën në pushtet përmes zgjedhjeve të zhvilluara në muajin prill.



4 Comments

  1. Bravo! Zemra mal!

    Na thoni si tju vijme ne cfaredo ndihme sadopak.
    A ka nje llogari ku mund te depozitojme per Kosoven, Albinin. Qeverine tuaj tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *