• |
ide | kryesore

Si ndodhi? Bledi Çuçi e mori vesh shkarkimin nga Twitteri i Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm”. Këto qenë fjalët e Bledi Çuçit pas largimit. Por ndryshe nga kjo formulë kortezie duket se ministri i shkarkuar ka ngelur hatërmbetur nga trajtimi që i bëri Rama.

LEXO MË TEJ:

Andi Bushati: Pse e hëngri Bledi Çuçi

Shkarkimin nga detyra Çuçi e ka mësuar pa paralajmërim nga Tëitteri i shefit të tij njësoj siç mësoi edhe emërimin në dhjetor 2020 teksa ishte brenda një serre me domate bashkë me Luigi Soreca-n në Lushnje. Ai nuk pati asnjë mundësi të takohet me kryeministrin gjatë së shtunës dhe as të informohet se cili do ta pasojë. Edhe emerimin e Taulant Ballës Çuçi e mori vesh njësoj me gjithë shqiptarët e tjerë. Prandaj atij si mbetej gjë tjetër veçse të shkruante: “Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit”.

©Lapsi.al

 



13 Comments

  1. Një ministër që nuk ka bërë asgjë për rendin.Gjithë shqiptarët i ruan i madhi zot që është lart e jo ata që drejtojnë rendin në Shqipëri.Kjo është qeveri e skandaleve e dhunës e tërmetit dhe pandemisë.Na ruaj o i madhi zot.Jemi vetëm në dorën tënde.

  2. Kaq personalitet ka ky Çuçi sa e shkarkon me një Twitter!!!Qeveri banditësh që as rregullat minimale të bashkëveprimit ndërmjet tyre nuk zbatohen.Athua se fajtori kryesor është ministri.Rama dhe vetëm ai është strumbullari i tërë drejtimit të qeverisë dhe të lidhjeve me bandat që ai ka krijuar për t’a mbajtur në pushtet nga votat që ata mbledhin në mënyra kriminale.Dhe ngjarja e ka “tronditur” kaq shumë sikur s’e dinte që është rezultante pikërisht nga drejtimi i qeverisë me ndihmën e bandave.Dhe që çdo ditë bëjnë atë që dinë të bëjnë.Te sillen si të tillë pra si kriminelë të bekuar nga kryetari i sektit RAMA.

    1. Ashtu i edukon lideri kur i mbledh ne “kongreset e PiSit”
      Ka edukim te brendshem, partia e Familjes se perversit te soros.

  3. Kryeministri nuk e shkarkon dot ministrin. Ai propozon dhe Presidenti shkarkon dhe emeron. Por Kryeministri mund te shkarkoje Drejtorin e Policise gje te cilen ai nuk e ka bere dhe qe ne fakt duhet ta bente. Pasi eshte policia pergjegjese per inkometencen dhe deshtimin total mbi rastin dhe fenomenin, dhe jo ministri.

  4. Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha nuk i vjen as tek maja e thoit Rrahman Rrajës. Mjafton që të dëgjoni çfarë thoshte Berisha më 15 mars 2008 dhe deklaratën e sotme të deputetit Rraja, për të kuptuar ndryshim kanë me njëri – tjetrin këta 2 politikanë, ndonëse njëri kapi majat e pushtetit politik si president dhe kryeministër, kurse tjetri nuk shkoi më shumë sesa kryetar komune dhe deputet. Njoftimi ne fcb eshte per publikun o gazekar,po tregoj qe rama ishte ne kafe me rucin kur ka dhene njoftimin,eshte levizje duhur politike

  5. Shakaxhi i modh qeke o i pa emër 14:14.Krahason Berishën me një parfaqesues të një familje kriminelash!!!Patronazhist dhe vetë ti dhe kolegët e tu patronazhistë nuk e besojnë shakanë tënde të kripur.As vetë kumandari yt Rama se beson.

    1. Tashi qe eshy kriminel pa skrupull, Berisha se ka probl. ta pranoj ndonse e shpon si gjemb qenia non-grata. Tjeter gje se Ramuti eshte kriminel por me skrupuj. Qe e ben Ramutin njesoj te lig si Berisha-motja.

  6. Ashtu si ne rastin e te ndjerit Rasha , ku policia ne menyre kriminale manipuloi provat dhe veproi vetem pas presionit te publikut edhe ne kete rast policia veproi vatem nen presionin e publikut . Pet keto veprime manipulative dhe /ose mosveprime perse nuk nis prokuroria çeshtje penale ndaj policeve pergjegjes , perfshi edhe ata qe kane dhene liçensat , nuk kane kontrolluar respektimin e kufizimeve etje…

  7. Mos u merzit ste ben hasha sulltani.Mer gruan dhe hajde nga sarajet e surelit,mase te punesojme roje ne cifliqet e surelit,se atje kemi arin,dollaret dhe eurot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *