• |
ide | kryesore

Aksidenti i Sergio Rico: gjallë për mrekulli… madje për “gjysëm centimetri”

-Instant, Sport
Sergio Rico



Portieri i PSG, Sergio Rico është mirë dhe po përmirësohet dita-ditës. Një muaj pas aksidentit të rëndë me kalë, që i vuri në rrezik jetën, kanë nisur të dalin më shumë detaje për atë që ndodhi. Rico u rrëzua dhe u godit dhunshëm në kokë nga një kalë. Por nëse rikuperimi po shkon mirë, pavarësisht vështirësive, risia qëndron në raportin mjekësor. Pikërisht në përshkrimin që i kanë bërë mjekët është zbuluar një detaj i frikshëm: “Nëse plaga do të kishte qenë më e thellë se gjysmë centimetri, Sergio do të kishte vdekur në çast”.

Menjëherë pas aksidentit, portierit të PSG iu dha ndihma mjekësore. Sidoqoftë kjo nuk shmangu ditë të tëra në koma. Lufta e mjekëve pastaj bëri që – fatmirësisht – portieri të dilte jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më tej: 20 kg më pak e minus 30% masë muskulore: mesazhi i parë prekës i Sergio Rico pas rizgjimit

Rikuperimi i spanjollit do të jetë i gjatë. Në periudhën e qendrimit në spital Sergio Rico ka humbur tashmë 23 kilogramë. Por dalja e tij nga spitali Virgen del Rocio sa vjen e afrohet. Pasi të ketë dalë nga impianti, portieri bëri të ditur se dëshiron të falënderojë të gjithë publikisht përmes mediave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *