• |
ide | kryesore

Vendimi i Kurtit, reagon Borrell: Presim hapa të tjerë pozitivë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vendimi i Kurtit, reagon Borrell: Presim hapa të tjerë pozitivë



Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka mirëpritur zotimin e Kosovës për ndërmarrjen e hapave të parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.

Ai tha se pret nga Kosova edhe ndërmarrjen e hapave të tjerë, derisa tha se do të vazhdojë puna në dialogun e lehtësuar nga Unioni.

“E mirëpres zotimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për shtensionim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell.



2 Comments

  1. O Bole…ashtu… Borell doja te thosha…po ne na the se do te hiqje masat e marra tani po na i dredh….shpreso o al bin shpreso….tani jane ata tu tall bolet me ty.

  2. Asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiq.

    Kryeministri populist, i cili bënte sikur luftonte për të mbrojtur Veriun e Kosovës, në të vërtetë rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe për këtë situatë dhe në momentin që u bën publike pazaret e tij, u dorëzua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *