• |
ide | kryesore

Berisha: Pse e çoi Edi Rama në ekzil Arben Ahmetajn!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arben Ahmetaj Edi Rama



Sali Berisha thotë se Arben Ahmetaj është arratisur me leje. Kreu i demokratëve, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar tregoi se Ahmetaj është lejuar të largohet sepse nëse do të pyetej për inceneratorët do të përsëriste të njëjtën fjali “Pyesni Edi Ramën”. Pikërisht se do të thoshte këtë, Ahmetaj ka përfituar edhe arratisjen jashtë vendit, sipas Berishës.

“Vetë fakti që Arben Ahmetaj ia mbathi, do të thotë se Edi Rama e çoi në ekzil. Pse them se e çoi në ekzil? Në pamjë të parë duket paradoks se edhe i hapi dosjen dhe e çoi në ekzil. Por e çoi në ekzil sepse Arben Ahmetaj në çdo pyetje publike, do të thoshte pyeteni Edi Ramën.
Këtë ai do të thoshte, kjo nuk e justifikonte se ka kryer çdo veprim që nuk duhej ta kryente. Por ai do bënte këtë.

Pse them se e arratisi Edi Rama? Katër orë përpara se shkresa të dalë nga prokuroria, është informuar Arben Ahmetaj dhe është gjetur në Kakavijë dhe është vërsulur direkt në Kakavijë. Ka prerë një biletë gjoja për Itali për të dezinformuar dhe ia ka mbathur në Kakavijë.
Arben Ahmetaj thuhet se po negocion me Ramën sepse arratisja e tij i ka dhënë një goditje të tmerrshme kësaj organizate kriminale. Dje, avoketërit e tij, të cilët dihen lidhjet e tyre me partinë, thanë se ka një hall familjar. Nuk e thanë pardje këtë. Dmth me Ramën po negociohet rikthimi i tij, nëse Rama i plotëson kushtet.

Unë përgëzoj deputetët e opozitës që kanë votuar që dje. Shtyrja që u bë, çfarë nevojë kishte për këtë? Socialistët me urdhër të Ramës kërkuan shtyrjen në mënyrën që t’i japin kohë negociatës me Ahmetajn. Të gjitha këto janë histori krimi, histori turpi” tha Berisha.

Sipas Berishës, Ahmetaj është i specializuar për të vjedhur shtetin dhe është një nga hajdutët më të mëdhenj të historisë së shtetit shqiptar.

“Ai është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Më i madhi është Edi Rama, por aftësitë e tij profesionale si hajdut janë të pakufishme dhe kjo është absolutisht e njohur” tha Berisha për Ahmetajn.



8 Comments

  1. Po jqjq, kur u informove ti dhe gazetar perpara se te dilte urdheri, normale qe do informohej dhe Ahmetaj. Pastaj deri ne momentin qe nuk hap rrug parlamenti per arrestim, ai gjithsesi kishte koh per tu larguar. Puna eshte se ai mund te behej pentito, por nuk eshte budalla. Pse nuk u be pentito Tahiri qe kercenonte Ramen gjith kohes? Sepse i than beji nja dy vjet burg per partin dhe gezo ato ca ke kapur si minister. Nrushe mund te pesonte ndonje aksident si Trebicka apo Olldashi pastaj.

  2. o Sale bukur fole po ai djali jot kur do japi llogari se ka vjedh shume me teper se Ahmetaj?? Kuptohet me bekimin e te atit…

    1. Po cfar te bej sipas teje, ti mbroj sic mbronte Saliu Like floririn kur dilte me ze e me figur? Shyqyr qe po fillon icik me keta te lartet se na u ca kari me hajduta te paprekshem.

  3. Ik o Sali mos na hap barkun me karlliqet e tua. Ne kohen tende kur akuzohej ndonje nga te tut, dilje dhe i beje presion publikisht gjykatave qe te mos denonin kriminelat e tu. Harrove kur i shkove ne shtepi Like floririt nje dit para dhenies se vendimit per 7% e Likes? I bere shantazhe gjukatave qe te nxirrnin te pafajshem nje hajdut me zile si Like floriri. Qepe halen e mos ha mut kot, llapa, llapa, llapa, sikur je me i mir ti, varikars. Te gjith nje mut jeni dhe te gjith ju pordhitikanet e tranzicionit pafund jeni per ne burg. Terheqt kemben zvarr dhe per ju te tjeret Ahmetaj.

  4. Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj me ndihmën e Edi Ramës po merr azil politik jashtë vendit. Madje, partia e tij e gjeti edhe shtetin ku ndodhej ish-zv.kryeministri duke deklaruar se ka udhëtuar drejt Kanadasë.

    Mirëpo sot, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri.E shikoni o cecene dhe salihu di dicka per benin,ka folur ai dhe beni i ka then do vij per ty si mik te vjeter qe jemi.O salih nuk eshte ilir kumbaro dhe arben sefgjini Beni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *