• |
ide | kryesore

Gjiknuri flet për udhëtimet me Ahmetajn, nxjerr dhe një dokument

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka folur jashtë sallës së Kuvendit pasi emri i tij doli në dosjen e SPAK, se biznesmeni i inceneratorëve Klodian Zoto i ka paguar bileta udhëtimi.

Gjiknuri tha se këto udhëtime të pretenduara janë zyrtare, të shoqëruara me dokumentacion duke shtuar se nuk ka kryer asnjë shkelje.

“Shkurt se e di që keni kuriozitet, qëndrimet e mia i kam bërë publike në komisionin hetimor, nuk ka ndodhur asgjë e re nga ajo kohë përveçse se përdoret emri im për kauza politikë. Ato udhëtime të pretenduara janë zyrtare, ka dokument në ministri, janë në dijeni që dhe prokuroria i zotëron, edhe unë, skam pse nxjerr letra.

Nuk kam vajt as për qejf dhe as kam bredh me njerëz që pretendohet. Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje. Mos e bëni hetimin penal sikur po hetojmë pacientin zero, ky njeh këtë dhe ka takuar këtë dhe ka infektuar të tjerët. S’është mëkat të njohësh njerëz të rinj. Me Ahmetajn kam bërë udhëtim se ka qenë ministër dhe koleg. U thash për dy udhëtimet.

Kam zbatuar ligjin, akuza politike dhe kuazi penale ka vite që ngrihen për mua. Është shumë vapë tani, dhe ju duheni… Po i publikova faturat, çfarë do thuash pastaj? Pse çfarë jam unë të shuaj kuriozitetin tuaj…”, tha ai.

Dhe nuk ka vonuar shumë dhe faturat, për të cilat flet Gjiknuri, kanë dalë në media menjëherë pas prononcimit të tij për mediat. Sipas këtyre faturave, që Gjiknuri pretendon se rrëzojnë akuzat ndaj tij, rezulton se ai nuk ka fjetur në Radisson Blu Sky Hotel Vienna sikurse thuhet nga këqyrja e e-mailit të Zotos.

Dokumentet e dala në media, se Gjiknuri në datën 12 mars 2014 ka fjetur në Hotel Ambassador me rezervimin me numër TL 34979619, Standard Sigle Room me emrin Mr. Damian Gjiknuri. Rezervimi dhe pagesa e hotelit konfirmohet të jetë kryer nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë titullar i të cilës ishte në atë kohë Gjiknuri.



11 Comments

    1. Ne se SPAK pas Ahmetaj nuk leshone urdher arresti per Sali Berishen dhe djalin e tij atehere ai behet i pabesueshem ne syte e popullit.

  1. Ai dokument nuk e shfajeson Gjiknurin. Eshte praktike standarte qe perdoret per udhetimet jashte vendit. Gjiknuri nuk ka fjetur te hoteli i rezervuar nga ministria por tek hoteli super luks te rezervuar nga Zoto.

  2. Nuk keni pare gje akoma per kete Gjikkoqen! Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri kane paguar edhe udhetimet e ketij bajges megjithe te shoqen per te shkuar ne Indi qe te bej Joga!

  3. Trego faturen e Hotelit qe ke marre pas “qendrimit” dhe jo rezervimin se nuk ka me budallenj te te besoj ty o Damlla

  4. Ne se SPAK pas Ahmetaj nuk leshone urdher arresti per Sali Berishen dhe djalin e tij atehere ai behet i pabesueshem ne syte e popullit.

  5. Mos u dorëzo!

    Sepse në Akuzat e SPAK për ty, nuk pashë asnjë akuzë për inceneratorët. Dhe imagjino, na është thënë se inceneratorët, që janë ca mrroklla që përpunojnë plehrat, janë afera më e madhe e korrupsionit shqiptar në histori!

    Mos u dorëzo!

    Sepse akuzat për shumat që akuzohesh ti, për vilat, për pastrimin e produkteve të veprave penale apo mosdeklarimin e pasurisë, janë kaq minore krahasuar me çfarë priste mileti. Eshtë pak a shumë si akuzat për gjenocid kunder Nexhmijes e bllokmenëve e që përfunduan në akuzat për kafenetë e konsumuara pa kriter.

  6. Po une bej pronotimin per 10 dite ne Maldive e brenda 24 oresh kam te drejte pa penallti ta anulloj kete pronotim.Keta i bejne njerezit kaq budallenj sa nese ke dy b…nje ta mbash e nje ta besh copa- copa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *