• |
ide | kryesore

Berisha pyet Damian Gjiknurin: E përcolle ti Ahmetajn në Kakavijë?

Arkiva, Lajme, Të fundit
ahmetaj dhe gjiknuri



Në sallën e parlamentit, Sali Berisha ka ngacmuar Damian Gjiknurin për arratisjen e Arben Ahmetajt nga Shqipëria. Ndërsa akuzoi mazhorancën për skandalin, Berisha iu drejtua Gjiknurit personalisht.

“E informuat që të ikte, sepse katër orë para se të vinte njoftimi te parlamenti, ai ishte në Kakavijë. E përcolle ti Damian apo jo atje? Se dikush e përcolli atje. Çfarë është ky reagim? Ti Taulant Rraja, e informove Xhaferrin të ikte? Në vend që të dilni këtu kokulur, t’u kërkoni të falur shqiptarëve, a keni ju moral, cipë shtetari, zyrtari, përfaqësuesi. Mbaroi koha, por nuk mbarojnë kurrë krimet e kësaj qeverie” tha Berisha.

Sipas dosjes së SPAK, Gjiknuri ka udhëtuar jashtë vendit dhe faturat e hoteleve ku ka qëndruar janë paguar nga Klodian Zoto.

Në detajet e zbardhura nga Reporter.al thuhet se në faqet 269-271 të dosjes që detajon gjetjet mbi hetimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe lidhjeve të tij me biznesmenët e incineratorëve, prokurorët vërejnë se kanë gjetur dy pagesa të bëra nga Klodian Zoto për hotele në Frankfurt dhe në Vienë, me emër klienti Damian Gjiknuri. Prokurorët i paraqesin këto rezervime si prova për të treguar se të katërt mund të jenë takuar në Frankfurt.

“Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Sipas fakteve të mbledhura nga hetimi, Zoto ka paguar për Gjiknurin Hotelin Mariot me vlerë 147 mijë lekë.

“…emaili i agjencisë xxx me titull ‘hoteli i mr Gjiknuri’” shkruhet në dokumentin e prokurorisë. “…Ky email më datë 08.02.2014 ora 07.45.51 i është përcjellë nga Damiani emailit të Klodian Zotos,” shkruan më tej prokuroria.

Gjiknuri ishte nisur në këtë rast për në Shtetet e Bashkuara në një udhëtim zyrtar.

Në rastin e dytë, një hotel në Vienë është paguar në emër të Gjiknurit nga Klodian Zoto. Në këtë udhëtim, Gjiknuri ishte me mision zyrtar, negociatat me kompaninë çeke të energjisë elektrike, CEZ për riblerjen nga shteti shqiptar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Por prokuroria thotë se një projekt tjetër nga ana e Zotos dhe Mërtirit ka qenë objekt i bisedimeve – një kontratë koncesionare për instalimin e mbi 1 milionë matësave të energjisë elektrike. Prokuroria vëren se nga informacioni i marrë nga bankat e nivelit të dytë, Zoto bëri pagesa me vlerë mijëra dollarë në një hotel në Vienë me një opsion që sugjeron se ai ka qenë fizikisht atje dhe se karta nuk është përdorur online.

Sipas prokurorisë bëhej fjalë për një interes në të cilin ishte përfshirë kompania ITS sh.p.k dhe AE Distribution e shtetasit Gerian Kuka si dhe një kompani kineze, me qëllim të shitjes së matësave të energjisë elekrike. Gjiknuri në atë kohë ishte ministër i Energjisë dhe Shqipëria po përjetonte të ashtuquajturën reformë të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë, e cila përfshiu burgosjen e mijëra shqiptarëve nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. Nga sa dihet publikisht, nuk ka të dhëna nëse një projekt i tillë u realizua ndonjëherë.



6 Comments

  1. Eshte shume e thjeshte, veting per te gjithe politikanet, konfiskim pronash dhe burg derisa te kthejne gjithe c’kane vjedhur. Cfare nuk e kthejne tu njihet si borxh pasardhesve

  2. Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj me ndihmën e Edi Ramës po merr azil politik jashtë vendit. Madje, partia e tij e gjeti edhe shtetin ku ndodhej ish-zv.kryeministri duke deklaruar se ka udhëtuar drejt Kanadasë.

    Mirëpo sot, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri.E shikoni o cecene dhe salihu di dicka per benin,ka folur ai dhe beni i ka then do vij per ty si mik te vjeter qe jemi.

  3. Jo pak po di shumë jo vetëm për Ahmetajn. Për të gjithë hajdutët e rilindjes që nga Rama deri ke ai ish kryetari i bashkisë Fushë Arrëz.Dhe po të mos dinte ai nuk do hapeshin kaq e kaq dosje e që do hapen sigurisht dhe atë të Ramës o patronazhist enverist I pa emër 11:25.

  4. Berisha ngre zerin se e ka te qarte tani se pas Ahmetaj e ka vet radhen te arresohet per krimet monsturoze qe ka bere kunder popullit

  5. O sali vampir non grada ti nuk ke as fytyre dhe as surrat te flasesh apo te besh pyetje te tilla e para ti sali nuk je as hetues as gjykates dhe as prokuror dhe e dyta sali ti duhet te japesh llogari per 97 firmat piramidale gerdeci 21 janarin kompleksin partizani e treta sali ti je dhe non grada ne dy shtet e medha te botes Amerika dhe Britania e Madhe akuzohesh per korrupsjon te lart dhe minim te demokracis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *