• |
ide | kryesore

Vendosën shezlongë dhe çadra pa leje në Durrës, procedohen penalisht dy administratorë

Lajme, Të fundit



Policia ka sekuestruar 183 shezlongë dhe çadra që ishin vënë pa leje në plazhin Rinia në Durrës. Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, policia ka evidentuar që dy subjekte kishin vendosur në hapësirën e plazhit çadra dhe shezlongë pa leje.

Për këtë arsye, ka nisur hetimi për dy administratorët E. B., 35 vjeç, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, si edhe F. Gj., 46  vjeç, pasi kishte vendosur 80 shezlongë dhe 40 çadra. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *