• |
ide | kryesore

Reagon Arbenita pas arrestimit të Feros

Paparazzi, Slider
Arbenita Ismajli



Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për arrestimin e Feros.

Prej disa ditësh ajo nuk ka qenë aktive në Instagram duke mos bërë asnjë postim. Por, modelja është rikthyer ditën e sotme. Ajo nuk ka folur lidhur me çfarë ka ndodhur, por në një status në Instastory shkruan: “U riktheva”.

Ditën e djeshme u raportua se Fero është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë ndaj modeles.

Siç raportoi “Sinjal”, fillimisht Arbenita dhe Fero kanë pasur një konflikt verbal dhe më pas debati ka agravuar në dhunë fizike, me Feron që ka goditur me grushte dhe i ka thyer edhe telefonin e saj personal. Ai gjithashtu e ka kërcënuar me jetë duke i thënë se do e vrasë nëse do i marrë vajzën.

Sakaq, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj reperit.

Lajmi është bërë i ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Xheladini tha se reperi Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *