• |
ide | kryesore

Fero përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar

Paparazzi, Slider
Fero



Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi Fero i habiti të gjithë kur njoftoi se po hiqte dorë përfundimisht nga muzika pasi tashmë do t’i përkushtohej fesë Islame.

Ai u shpreh i penduar për çdo këngë që kishte bërë deri tani, si dhe i kërkoi ndjekësve të fshinin këngët e tij, nëse i kishin të ruajtura.

Vendimi i tij solli reagime të shumta në publik, ndërsa pedagogu i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, është shprehur kundër kësaj vendimmarrje.

Profesori e cilëson fatkeqësi përfundimin e Feros në kthetrat e fanatizmit fetar, të cilin e quan shkatërrues për njeriun, duke ia kaluar të gjitha drogave bimore.

“Nuk është kurfarë befasie kur një i ri, analfabet, i rritun keq dhe delikuent, përfundon në kthetrat e fanatizmit fetar. Të tillët janë tokë shumë pjellore për lulëzimin e fanatizmit. Fatkeqësi është kur dikush që pasi ka kalu nëpër institucionet dhe kulturën e iluminizmit modern, bie në kthetrat e fanatizmit fetar, i cili, për nga efekti shkatërrues mbi njeriun, ua kalon të gjitha drogave bimore”.- ka shkruar ai.



1 Comment

  1. Pedagogu i filozofise qenka vet per tu ndihmuar me ndonje droge bimore. Sipas tij Fero na qenka i iluminuar dhe pjese e shoqerise se emancipuar urbane. Nese do te ishte keshtu nuk e mbyste ne dru bashkeshorten nga mengjesi deri ne darke. Fero ka marr mendimin e duhur se vetem opiumi i fese e shpeton nga komplekset fshatareske dhe nervat e lodhura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *