• |
ide | kryesore

Fero lihet në paraburgim, rikthehet në Instagram

Paparazzi, Slider
Fero



Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburigmit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, reperit Feronit Shabani, i njohur për publikun si “Fero”. Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.

Shkodra tha se masa e paraburgimit është caktuar nga gjykatësja e procedurës paraprake Mevlide Shabani, pasi reperi u arrestua më 11 Korrik për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, Arbenitës.

Mirëpo, Fero është liruar pa kryer ende të plota ditët e caktuara të paraburgimit, duke vendosur edhe njëherë në pikëpyetje drejtësinë.

Ai postoi një rrjete sociale aktivitetet e tij të përditshmërisë, ndërkohë që më herët ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në gjyq.

Mediat në Kosovë raportuan se ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit në Gjilan. Situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles.

Ajo u largua nga banesa ku bashkëjetoi me të dyshuarin dhe vajzën e tyre e më pas kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës. Sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *