• |
ide | kryesore

Arbenita dhe Fero fotografohen sërish krah njëri-tjetrit (Video)

Paparazzi, Slider
Arbenita Ismajli



E kujt do ia kishte marrë mendja! Pas gjithë dramës së gjatë verore, Arbenita Ismajli dhe Fero janë shfaqur krah njëri-tjetrit.

‘Prive” ka publikuar një video të dyshes ku shihen në një park në Gjilan. Ata duket se e kanë kaluar bashkë ditën e dielë, teksa nuk dihet nëse edhe vajza e tyre ka qenë me ta.

Dyshja shihet e qetë duke ecur krah njëri-tjetrit teksa bisedojnë. Pavarësisht se raporti i tyre u duk i parikuperueshëm, ata paskan gjetur shpejt gjuhën e përbashkët. Nuk e dimë nëse janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit apo kanë rregulluar marrëdhënien për hir të vajzës, por po na vjen mirë që drama është shuar.

Kujtojmë se çifti ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit me ndarjen e bujshme dhe mediatike. Në dokumentat e Prokurorisë Themelore të Gjilanit thuhej se Fero “Ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike dhe ekonomike ndaj modeles”. Marrëdhënia ishte përkeqësuar tre muajit e fundit dhe Arbenita i kishte kërkuar të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e kishte revoltuar reperin i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe duke kërkuar një shans të dytë.

Më tej thuhej se kur modelja nuk kishte pranuar ai e kishte goditur me grusht në shpinë. Më pas, pasi e kishte kuptuar se po regjistrohej me telefon nga Arbenita, ia ka marrë telefonin nga dora dhe e ka thyer, duke e kërcënuar me fjalët: “Nëse e merr vajzën dhe ikën në Angli do të të vrasë.”

Në reagimin e parë në mediat sociale, Fero shkruante se drejtësia është thikë me dy presa teksa i drejtohej Arbenitës duke i thënë mos të viktimizohet përmes vajzës sepse sipas tij për të është kujdesur nëna e tij. Ai shkruante se modelja ka keqpërdorur lirinë dhe durimin e tij dhe se para zotit është i drejtë.

Nga ana tjetër, Arbenita ka deklaruar se beson në drejtësi. Ajo po ashtu ka thumbur ish-partnerin duke u shprehur: “Imagjino të humbasësh vajzën që Zoti të dërgoi për t’u shëruar….shijojë këtë humbje”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prive.al (@prive.al)



1 Comment

  1. Mire Arbenita eshte e re,akoma naive, po familja e saj i ka syte ne balle qe lejon ribashkimin e vajzes se tyre me nje drogaxhi e burgaxhi? Moj vajze, mos i beso te berit pishman te Ferucit, se tipa si ky nuk i ndryshojne, e sduhet asesi ta ndash fatin e jetes me nje si Ferra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *