• |
ide | kryesore

Studimi/ Mediat shqipfolëse të mbytura nga disinformimi mbi luftën në Ukrainë

Arkiva, Lajme, Të fundit
mediat



Me 24 mars 2022, pak më shumë së katër javë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, mediat kryesore shqipfolëse në rajon raportuan se Hunter Biden – djali i presidentit të ShBA-së, aleatit kryesor të Shqipërisë në NATO, financonte laboratorë me armë biologjikë në Ukrainë.

Sipas databazës kundër disinformimit të Task Forcës për Komunikim Strategjik të BE-së, EuvsDisinfo, ky lajm është pjesë e një narrativë e përsëritur disinformuese pro-Kremlinit, cila synon të justifikojë pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Edhe pse publiku dhe qeveria shqiptare e kundërshtojnë me forcë agresionin rus të Ukrainës, kjo nuk i ndaloi 30 media shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ta ndanin këtë lajm të rremë, duke e shpërndarë në faqjet e tyre në internet dhe në media sociale.

Fatkeqsisht, ky nuk ishte lajm i vetëm i rremë që ka qarkulluar në mediat shqipfolëse mbi luftën në Ukrainë. Një analizë e thelluar e ndërmarrë nga BIRN e lajmeve mbi luftën në Ukrainë të publikuara nga mediat shqiptare gjatë 8-muajve të parë të vitit 2022, tregon se ato u përmbytën me lajme të rreme dhe disinformim rus.

Gjetjet e këtij monitorimi janë përmbledhur në raportin: ‘Lajmet e rreme mbi pushtimin rus të Ukrainës në mediat shqipfolëse.’ Në këtë raport analizohen lajmet e rreme, të bazuara në falsifikime të qëllimshme, dhe imazhet dhe videot e nxjerra jashtë kontekstit mbi pushtimin rus, të shpërndara nga media shqipfolëse në internet dhe rrjetet sociale, kryesisht ‘Facebook’ dhe ‘Youtube’.

Në këto media bëjnë pjesë faqet e internetit të mediave digjitale në vend, televizionet, radiot dhe gazetat, si dhe kanalet e tyre në rrjetet sociale. Mediat digjitale, të cilat në vend njihen shpesh si portale lajmesh, priren të kenë një numër më të madh të ripublikimeve të lajmeve të rreme në krahasim me mediat standarde – kanalet televizive ose shtypin e shkruar, kjo për faktin se numri i tyre është më i madh.

BIRN arriti të indentifikonte gjatë kësaj periudhe mbi 41 lajme të rreme, si dhe foto dhe video të dekontekstualizuara të qarkulluara në media shqipfolëse dhe platformat e rrjeteve sociale. Ngjashëm me pretendimet për lidhjen e Hunter Biden me laboratorët e paqenë të armëve biologjike në Ukrainë, këto lajme janë publikuar nga më shumë se një media, për një total prej 793 ripublikimesh të regjistruara.

Mediat që kanë botuar më shumë lajme të rreme janë mediat që kanë botuar më shumë lajme në tërësi mbi pushtimin rus të Ukrainës. Megjithatë, frekuenca e publikimit të lajmeve të rreme mbi pushimin rus të Ukrainës në mediat shqipfolëse është e ulët. Shumica e mediave të monitoruara në gjuhën shqipe (58.5 për qind) kanë publikuar vetëm një lajm të rremë dhe vetëm një grusht mediash (3) kanë publikuara më shumë se 10 artikuj të rremë.

Mediat shqiptare kanë në përgjithësi struktura të dobëta editoriale, ndërkohë që strukturat editoriale në mediat e sapokrijuara digjitale janë pothuajse inekzistente, gjë që shpjegon sasinë e lajmeve të rreme që përkthehen dhe ripublikohen në to. Duke qenë se shpesh lajmet e rreme krijohen për t’u shpërndarë në mënyrë virale në mediat sociale, kjo i bën ato tërheqëse për ripublikim në internet nga media që rendin pas titujve “karrem” dhe klikimeve kundrejt fakteve të verifikuara dhe informacionit të thelluar.

Është e rëndësishme të theksohet se numri i lajmeve të rreme është një fraksion i numrit të përgjithshëm të lajmeve të publikuara nga mediat shqipfolëse mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Përveç lajmeve të rreme dhe fotove jashtë kontekstit fillestar, në shumë raste mediat shqiptare kanë botuar dhe artikuj verifikues që i demaskojnë lajmet e rreme mbi agresionin rus. Fatkeqësisht, siç ndodh dhe në kontekste të tjera mediatike, lajmet e rreme janë shumë herë më virale në mediat sociale se artikujt që i demaskojnë ato.

Pjesa më e madhe (61 për qind) e lajmeve të rreme që qarkulluan në mediat në gjuhën shqipe dhe në kanalet e mediave sociale në lidhje me pushtimin e Ukrainës kishin mesazhe pro-ukrainase dhe 39 për qind përçonin mesazhe pro-ruse.

Të dhënat tregojnë se lajmet e rreme në gjuhën shqipe me mesazhe pro-ukrainase kishin një shkallë më të lartë ndërveprimi/angazhimi në mediat sociale krahasuar me ato me mesazhe pro-ruse. Kjo sugjeron që orientimi ideologjik i lexuesve shqiptarë është thellësisht pro-Ukrainës dhe aleancës së vendeve Perëndimore që po e mbështesin Kievin të përballet me agresionin rus.

Disinformimi i mediave të Kremlinit

Rusia përdor metoda të drejtpërdrejta dhe të fshehta për të përhapur narrativat e saj dhe për të zgjeruar shtrirjen e fushatave të saj të disinformimit në Perëndim dhe në mbarë botën. Përveç lajmeve të rreme që qarkullohen kryesisht nëpërmjet platformave të mediave sociale, mjetet kryesore të fushatave të disinformimit të Rusisë janë mediat e saj të financuara nga shteti, ‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’.

‘Russia Today’ ka një rrjet prej tetë kanalesh televizive – i fundit i hapur në Beograd, Serbi – ndërsa Sputnik kontrollon rreth 30 faqe interneti në gjuhë të ndryshme. Ky ekosistem mediatik konsiderohet si një mjet strategjik i politikës se jashtme të Kremlinit dhe në mënyrë të qëndrueshme shpërndan fushata disinformuese, lajme të rreme dhe propagandon teori konspirative.

‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’ nuk kanë transmetime dhe publikime në gjuhën shqipe. Megjithatë, narrativat ruse, disinformimet dhe keqinformimet e shpërndara prej tyre apo nga zyrtarët e lartë rusë në media ndërkombëtare, arrijnë tek audienca dhe lexuesit shqiptarë.

Edhe pse këto lajme në shumicën e tyre mbështeten në deklaratat e zyrtarëve të lartë rusë, ato shpërndajnë narrativa ose pohime të pambështetura në fakte ose të nxjerra jashtë kontekstit, shpeshherë duke synuar të manipulojnë publikun e gjerë mbi politikat revanshiste dhe jodemokratike të Kremlinit.

Si pjesë e një përpjekje për të studiuar dhe hartëzuar format e ndryshme të disinformimit në platforma të ndryshme komunikimi, BIRN monitoroi publikimin në mediat shqipfolëse të narrativave të pavërteta ose disinformuese ruse gjatë 8 muajve të parë të vitit 2022. Gjetjet e këtij monitorimi janë përmbledhur në raportin: ‘Narrativat disinformuese ruse në mediat shqiptare.’

Nga hulumtimi i artikujve të publikuara në mediat shqipfolëse, BIRN zbuloi se në total 156 media shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut publikuan në tetë muajt e parë të vitit 2022 artikuj që përmbanin narrativa disinformuese ruse.

Nga ky grup, vetëm katër media kishin dhjetë ose më shumë artikuj të botuar, ndërsa 152 mediat e tjera kishin më pak se dhjetë lajme, çfarë sugjeron se shumica e mediave kanë një frekuencë të ulët të publikimit të lajmeve me përmbajtjen e narrativave disinformuese pro-Kremlinit.

Përveç informacioneve të rreme të shpërndara nga ekosistemi mediatik pro-Kremlinit, hulumtuesit analizuan edhe postimet apo mesazhet e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe, Ambasada Ruse ka bërë 322 postime në Facebook në shqip, anglisht dhe rusisht, nga të cilat hulumtuesit identifikuan 127 postime me informacione të rreme.

Rreth 74 për qind e postimeve me narrativa disinformuese erdhën nga deklaratat e bëra nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Ministria e Mbrojtjes, Presidenti rus Vladimir Putin, Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova. /BIRN



5 Comments

  1. Ca eshte ky term shqipfoles?! Nuk mjafton shqiptar?! Apo te jesh shqipfoles nuk do te thote qe je shqiptar, more vemje pa identitet?!

  2. Kjo shqipfolsja e socme mos duhet besue ma shum ? Sa her qe bahem kaps ndigjoj shqipfolsat tek lufta dhe paqa gjeneralat e ushtris te vdekun

  3. Hunteri ka fut edhe kokaine ne shtepine e bardhe o rrot kari gazetar se je me kqe se sekretaret e partise se enverit. Lapsi ehste bere media muti me lajme sorrosiane. Opozite e kontrolluar. Ptu ju qifsha motren

  4. Laboratoret e zhvillimit te armeve biologjike ne ukraine i ka pranuar me ze dhe figure perpara kongresit dhe senatit amerikan edhe Victoria Nuland. Dmth eshte shume e vertete, pra nuk eshte fake.
    Per Hunter Biden kane thene qe ka qene titullar i Kompanise Burisma dhe ka marre shuma te mamme, behet fiale per tangente me 6 shifra. Se fundi doli qe edhe presidenti Biden ka marre 5 milion usd tangente, keto jane lajme te publikuara nga media amerikane, kryesisht gatewaypundit, verifikojeni dhe pastaj thini qe jane apo jo fake. Jo vetem kaq por edhe anetare te kongresit amerikan kane publikuar fattura dhe te drena bankare qe provojne keto fakte.
    Ke media thoni ju te besojme, median e zhejit 360g….. qe ne oren 10 thote u vane x mije ushtare ruse, ne oren 16 thote qe ushtria ukrainase ka fituar territor duke larguar forcat ruse dhe ne darke thote qe forcat ukrainase kane pesuar disfate ne po te njejtin territor.
    Sa per info faqja web rt eshte bere ban ne shqiperi, nuk hapet, atehere si influencon kjo..? Por nese kesaj faqeje i bejne jehone shume faqe realiste ne europe dhe usa atehere per mua nuk jane fake por te verteta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *