• |
ide | kryesore

Fero reagon pas çështjes me Arbenita Ismajli : Mos u viktimizo

Paparazzi, Slider
Fero dhe Arbenita



Reperi Fero ka folur për herë të parë pas raportimeve se është në paraburgim për 30 ditë pasi ka ushtruar dhu*ë ndaj modeles Arbenita Ismajli.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, reperi ka paralajmëruar se çështja mes tyre do shkojë deri në gjyq. “Drejtësia është thikë me dy teha, varet prej cilit kënd e drejton?!. E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur. Unë jam munduar me qenë i kulturuar dhe t’kam leju me u marr me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim e keqpërdore deri në maksimum.

E tani pasi e ke siellë punën deri në nivel gjyqësor tani të presim si po vendosë drejtësia. Unë para Zotit edhe vetes jam i drejtë. Kurdo të dalë e vërteta del në shesh. I drejti zhytet, por nuk mbytet.  Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do me kalisë më fort për jetën. Shihemi në gjyq”- shkruan Fero.  Nga ana tjetër modelja shkroi më parë në Instagram Story: “Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *