• |
ide | kryesore

Inter futet në lojë fort për Alvaro Morata: rival i papritur për Roma e Milan

-Instant, Sport
Alvaro



Inter, Milan, Juventus dhe Roma. Katër klube të mëdha italiane janë regjistruar në garën për Alvaro Morata, një njohje e vjetër e futbollit italian. Spanjolli ka qenë në Serie A, pikërisht te Juventusi, ku ka lënë gjurmë të shkëlqyera. Gjurmë që nuk kanë kaluar aspak pa u vënë re. Kështu Furlani, në Milanello, mendoi menjëherë që t’i jepte teknikut Pioli një sulmues të ri. Më pas një ftohje dhe interesim i fortë nga Roma, me ‘sponsorin’ e madh Dybala. E prej pak orësh është shfaqur edhe Inter, që duhet të ngushëllohet pas dështimit të operacionit të Lukaku.

Inter, që, si zbulon Alfredo Pedullà ka lëvizur konkretisht me Atletico Madrid, duke vënë në tavolinë 15 milionë euro. Shumë më pak nga ajo që kërkonte Chelsea për të shitur Lukaku. Colchoneros e dinë këtë dhe e ngritën menjëherë stekën, duke folur qartë me drejtorin Marotta: “Ose paguani klauzolën 20 milionë euro, ose nuk mund të bëhet asgjë”. I njëjti mesazh që u dërgua edhe nga verdherkuqtë e Mou, për momentin në pritje. Operacioni Alvaro Morata nuk është nga ata më të lehtët.

Për këtë arsye Juventus ka vendosur të hetojë dhe të mos shkojë më tej. Giuntoli do të provojë një tentativë të mundshme vetëm pas përfundimit të disa shitjeve. Milan, nga ana tjetër, ka vënë bast për Taremi: është duke ushtruar presion ndaj iranianit. Në rast të refuzimit nga Porto, Morata mund të rikthehet në modë. Hipoteza e Arabisë Saudite mbetet në prapavijë, me shumë klube që kërkojnë mundësinë pa u kursyer te milionat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *