• |
ide | kryesore

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Cërrik, dy të lënduar

Lajme, Të fundit
Aksident



Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Elbasan-Cërrik.

Policia bën me dije se në fshatin Shirgjan, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D., 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët po kryejnë ekzaminimet në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *