• |
ide | kryesore

Dezinformimi me mungesën e Kurtit në takimin informal të Ramës me kryeministrat e rajonit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Më 17 korrik Rama priti në Tiranë liderët e rajonit, ku dy prej tyre munguan. Ata ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo.

Megjithatë, mungesën e kësaj të dytës mediat në Shqipëri nuk e pasqyruan. Sipas disa mediave, i vetmi që nuk mori pjesë në takimin e Ramës ishte Albin Kurti.

“Pjesë e takimit kanë qenë: kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në takim.”. Kështu shkruante portali Shqiptarja.com në një prej lajmeve të dedikuar takimit në fjalë.

Ky gabim në pamje të parë naiv, vjen në vazhdën e një serie qëndrimesh të mediave shqiptare kundër Albin Kurtit.

Mediat shkuan deri aty sa parashikonin data se kur do të sanksionohej Kurti nga ndërkombëtarët.

Edhe pse Kurti nuk ishte i vetmi që mungoi në samitin informal të Ramës, për disa media shqiptare fokusoi shkoi tek mungesa e tij. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *