• |
ide | kryesore

Flakë dhe shtëllunga tymi/ Zjarr në kodrat e Kreshpanit në Fier

Lajme, Të fundit



Flakët kanë pushtuar kodrat në Kreshpan të Fierit. Nga to dalin shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen në ajër si pasojë e djegies së bimësisë aty pranë.

Dy ditë më parë u shënuan vatrat e para në Vlorë dhe Fier. Flakët të ndihmuara dhe nga era dogjën kryesisht shkurre. Megjithatë ato krijuan rrezik edhe për stanet apo vreshtat përgjatë baypassit mbi fshatin Radhimë. Në Peshtan të Fierit u angazhuan 25 efektivë zjarrfikës të repartit, për të shuar zjarrin. Flakët po ashtu “pushtuan” zonat ullishte dhe banesa në hyrje të fshatit Nartë gjatë ditës së sotme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *