• |
ide | kryesore

Krime/ Zelensky: Kundërofensiva ukrainase po përshpejtohet

Lajme, Planet
Shpërthime në Krime, Zelensky, Kundërofensiva ukrainase



Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kundërofensiva ukrainase pritet të përshpejtojë ritmin. Zelensky, gjatë fjalës në forumin e sigurisë të ASPEN, fajësoi mungesën e municioneve, dhe nisjen e vonuar të operacionit për progresin e ngadaltë në terren. “Ne kishim në plan të fillonim kundërofensivën në pranverë, por nuk e bëmë dot pasi nuk kishim municione të mjaftueshme apo brigata të trajnuara siç duhet për përdorimin e armatimeve. Megjithatë, Ukraina po avancon në fushëbetejë, duke çliruar territoret e vete e duke ju afruar momentit kur kundërofensiva mund të përshpejtohet”, tha Volodymyr Zelensky.
Deklarata e Zelensky vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se perëndimi është i zhgënjyer me rezultatet e kundërofensivës ukrainase. Sakaq, disa shpërthime u raportuan në gadishullin e pushtuar të Krimesë. Sipas autoriteteve pro-ruse te gadishullit, forcat ukrainase kanë goditur me dronë një depo armësh në distriktin e Krasnogvardeiski, një aeroport dhe një cisternë nafte në fshatin e Oktyabrskoye. Qarkullimi i trenave dhe ai automobilistik në urën e Krimesë u pezulluan përkohësisht.

Vala e fundit e sulmeve kundër furnizimeve dhe infrastrukturës kritike të Rusisë në gadishullin e pushtuar, vjen pas shënjestrimit me dronë të një ure, që lidh Krimenë më Rusinë. Sipas Zelensky-t, ura është objektiv i forcave ukrainase dhe duhet neutralizuar në mënyrë që Moska të mos e përdorë për luftën. Ukraina, ndërkohë, bëri të ditur se 6 civilë ishin vrarë dhe 8 të tjerë kishin mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve ruse, në rajonin e Donjetsk.



4 Comments

  1. OSE TE NDALEN STRATEGJIT E KONKURENCES PA KUFI OSE KENI HYR NE FAZEN E ZHVILLIMIT QE PO NDALNI JETEN NE TOK ME SHKATRRIMIN E BURIMEVE BIO TE DOBIVE ZGJILLJEVE.A MENDONI JU QE ORJENTONI MENAXHONI DHE KONTROLLONI JETEN NE TOK .JU NDOLLENI PERBALL NJE LLOGARILLENJE TE PACMANGESHME PER GJITH CFAR PO I BENI GJINIS NJERZORE PA NEVOJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *