• |
ide | kryesore

Përplasen tre automjete në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 30-vjeçarja

Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçare është lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Kardhiq – Delvinë në Shijan.

Sipas informacioneve mësohet se një makinë tip “Range Rover” me drejtues Mariglen Hysa, 24 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin “Mercedes-Benz” me me drejtues Silgen Muçaj, 34 vjeç dhe me mjetin e transportit të mbetjeve me drejtues Alfred Balili, 54 vjeç.

Si pasojë ka mbetur e plagosur Era Beqiraj, 30 vjeç, banore e Fierit. Për rrjedhojë ajo është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po merr ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha e lënduara është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa bën me dije se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident kanë rezultuar të pastër nga testi i alkoolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *