• |
ide | kryesore

Pezullohet nga detyra shefi i policisë kufitare Durrës

Lajme, Të fundit



Shefi i stacionit të policisë kufitare Durrës, Kastriot Karafili është pezulluar nga detyra. Pezullimi ka ardhur për mospërmbushje të detyrave. Ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor për performancë të dobët si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës.

“Ditën e sotme është pezulluar nga detyra, shefi i stacionit të policisë kufitare Durrës, Nënkomsiar K. K. shefi i stacionit është pezulluar nga detyra, për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.

Ndërkohë, nga ana e policisë së shtetit kërkohet rritja e nivelit dhe e standardeve për shërbimin ndaj qytetareve dhe rritja e treguesve të punës në luftën ndaj paligjshmërive dhe krimit.”, njofton policia.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *